Lluniq: Kurti hyn në zgjedhjen e kandidatit demokrat në SHBA, duke ditur se Vuçiq ka raporte të mira me republikanët
Nikolla Lluniq nga Këshilli për strategji politike beson se kryeministri kosovar Albin Kurti hyn në zgjedhjen e kandidatit demokrat në SHBA duke ditur se presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq tashmë ka krijuar raporte mjaft të mira me kandidatin republikan.
"Ne e dimë që në SHBA faktori kyç është sovraniteti i Kosovës. Dhe Albin Kurti dhe qeveria para tij kanë investuar në të tilla raporte me SHBA. E njëjta dhe tani Kurti hyn në zgjedhjet e kandidatit demokrat duke ditur se Vuçiq tashmë ka krijuar raporte shumë të mira me kandidatin republikan”, thotë Lluniq për Kosovo onlajn.
Ai kujton se në intervistën për Nju Jork Tajms pikërisht në prag të samitit të NATO, Kurti theksoi qartë se ata kanë shoqëri njëetnike në Kosovë.
"Kjo është shoqëri njëetnike në Kosovë, duhet të shqetësojë administratën amerikane pavarësisht se kush ishte. Përse? Sepse Amerika është e përkushtuar për shoqëri transparente dhe multietnike në Kosovë, e kështu edhe për Forcat e Armatosura të Kosovës. Këtë Kurti e kompromenton", thekson Lluniq.
Ky i fundit shton se për Amerikën dhe interesat e saja do të ishte më mirë me ndonjë administratë tjetër në Prishtinë, sesa me Kurtin.
0 komentet