Institucioni i Avokatit të Popullit: Vendimi i KQZ pa bazë juridike dhe në kundërshtim me proçedurat ligjore

Ombudsman
Burim: Gazeta Blic

Institucioni i Avokatit të Popullit kujton se e drejta politike përcaktohet nga vullneti i qytetarëve përmes votimit të lirë dhe jo nga vendimet administrative.

Siç spjegojnë, e drejta për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur, e cila garantohet nga kushtetuta kosovare dhe instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, është një nga shtyllat themelore të demokracisë.

"Në këtë kontekst, institucionet kanë detyrimin të sigurojnë kushte të barabarta dhe të bëjnë proçedura të drejta për të gjithë pjesëmarrësit politikë, duke garantuar që çdo formë kufizimi është e nevojshme, proporcionale dhe e bazuar në ligj. Çdo ndërhyrje e pajustifikuar që pamundëson pjesëmarrjen e subjektit politik, shkel këtë të drejtë dhe ndikon direkt tek integriteti i proçesit zgjedhor", bëhet e ditur në deklaratën e Institucionit të Avokatit të Popullit.

Shtohet se, duke pasur parasysh që të gjitha subjektet politike të regjistruara për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare kaluan përmes procedurave verifikuese dhe kontrollit të përcaktuara me ligj, u përcaktua se ato i plotësonin të gjitha kushtet dhe rekomandimet përkatëse i’u dorëzuan KQZ.

Rjedhimisht, sikurse bëhet e ditur, detyra e KQZ ishte konstatimi i fakteve dhe të çertifikonte subjektet që përmbushin detyrimet ligjore, duke siguruar siguri ligjore dhe respektimin e proçedurave në përputhje me legjislacionin dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave humane.

Institucioni i Avokatit të Popullit kujton se, sipas praktikës ndërkombëtare, masat që ndikojnë në egzistencën apo pjesëmarrjen e partisë politike, përfshirë mosçertifikimin, duhet të bazohen në ligj të qartë, të arritshëm dhe të parashikueshëm dhe të jenë në përputhje të plotë me proçedurat e përcaktuara me ligj.

"Ndërhyrjet parandaluese justifikohen vetëm kur ato bazohen në veprime konkrete të ndaluara me ligj dhe vendime gjyqësore ligjërisht të detyrueshme dhe jo në ideologji apo orientim politik", theksohet nga Institucioni.

Gjithashtu përshëndeten reagimet e aktorëve vendas e ndërkombëtarë, të cilët theksuan se mosçertifikimi arbitrar i subjektit politik, shkel të drejtat e njeriut, besimin tek proçesi zgjedhor dhe parimin e përfshirjes dhe u bëhet thirrje autoriteteve kompetente të rishikojnë këtë vendim dhe të veprojnë në përputhje me parimet e ligjshmërisë, kushtetutshmërisë dhe vlerave të shoqërisë demokratike, duke siguruar mbrojtje efektive të së drejtës së qytetarëve për të zgjedhur dhe të zgjidhen.