Lista Serbe: Dorëzimi i pushtetit në komunat në veri duhet të zhvillohet pa pengesa
Burim: Srpska lista
Përfaqësuesit e Listës Serbe, të udhëhequr nga kryetari Zlatan Elek, biseduan sot, në takime të ndara, me ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot, dhe me përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, lidhur me situatën politike dhe të sigurisë, si dhe për zgjedhjet lokale të mbajtura së fundi.
Kryekomunarët e zgjedhur të komunave në veri të Kosovës shprehën pritjen që procesi i dorëzimit të pushtetit të realizohet në përputhje me ligjin, pa pengesa as nga niveli qendror dhe as nga ai lokal.
Ata theksuan se periudha gjatë së cilës institucionet lokale kanë shkelur të drejtat e popullit serb ka përfunduar, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
Po ashtu u theksua se do të bëjnë gjithçka që komunat të kthehen në shërbim të qytetarëve, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës.
0 komentet