Ellek: Lista Sërbe ankimon vendimin antisërb të KQZ

Srpska lista
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Listës Sërbe Zllatan Ellek njofton se kjo parti ka ankimuar në Panelin Zgjedhor për Ankimime dhe Parashtrime vendimin që nuk çertifikon këtë parti për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Ai në një deklaratë për mediat, vuri në dukje se bëhet fjalë për vendim antidemokratik e antisërb.

Ellek kujtoi se për herë të tretë këtë vit, në territorin e Kosovës po mbahen zgjedhje dhe se për herë të tretë Komisioni Qëndror Zgjedhor shkel të drejtat e popullit sërb dhe nuk çertifikon Listën Sërbe.

"Shkatërron Listën Sërbe dhe nuk lejon që subjekti ynë politik të marrë pjesë në zgjedhje. Lista Sërbe është partia më e fortë sërbe në Kosovë e Metohi. Mori më shumë vota në zgjedhjet parlamentare e vendore. Të dhjetë kryetarët e komunave me shumicë sërbe janë nga Lista Sërbe, si dhe dy të tretat e këshilltarëve. Lista Sërbe është partia me raportin më të mirë financiar në vitet e fundit. E veç kësaj, kemi të drejtë të marrim pjesë në zgjedhjet parlamentare, regjimi i Albin Kurtit dëshiron t’i pamundësojë Listës Sërbe dhe të drejtën e popullit sërb të zgjedhë përfaqësuesit legjitim nga radhët e popullit sërb", nënvizoi ai.

Ellek theksoi se në të tre ciklet zgjedhore, Lista Sërbe nuk u çertifikua, ndonëse është institucioni kompetent që propozon çertifikimin.

Tha se është alarmante ajo që po ndodh para syve të bashkësisë ndërkombëtare, e cila nuk arriti të mbrojë popullin sërb.

"Është humbje kohe që këtij fenomeni tashmë të vendosur nuk i jepet asnjë rëndësi dhe pas zgjedhjes së misionit, shkruajnë raporte se nuk ka shkelje të të drejtave themelore demokratike. Në zgjedhjet vendore askush nuk u mor me sulmin ndaj pronës së kandidatit të Listës Sërbe i cili u zgjodh kryekomunar i Zubin Potokut, ndaj sulmeve të tmerrshme verbale që vijnë nga të gjithë ushtruesit e funksioneve publike në Prishtinë. Është veçanërisht shqetësuese e dhëna në lidhje me inxhinierinë parazgjedhore në komunat me shumicë sërbe", tha Ellek.

Ai vuri në dukje se kur duhej të revokoheshin kryekomunarët fals në veri, papritmas nisi të rritej numri i zgjedhësve, ndërsa para zgjedhjeve vendore ky numër nisi të binte.

Ellek tha se në Mitrovicën e Veriut janë fshirë më shumë se 1,200 zgjedhës, në Lleposaviq 1,500, ndërsa aty ku u shfaq listë e vetme shqiptare në Graçanicë, kur numri i zgjedhësve u rrit me 2,444, pa spegim u zhdukën 740 zgjedhës.

Ai kujtoi se Listën Sërbe KQZ në zgjedhjet e mëparshme, nuk e lejoi që të kishte anëtarë në organet zgjedhore në Klinë, Istog dhe Fushë Kosovë, ku ka një mandat, ndërsa në të gjitha vendet kjo u lejua, sikurse tha, "të preferuarit të tyre" Nenad Rashiqit.

"Zgjedhjet parlamentare në një pjesëz kaq të vogël u numëruan për dy muaj, gjithçka deri në momentin kur nuk u gjet numër adekuat votash prej komunave të pastra shqiptare që shkuan për Rashiqin. Kështu, na u mor një mandat deputeti. Epilogu i kësaj u pa kur u zgjodhën nënkryetarët e Kuvendit dhe anëtarët e qeverisë", shtoi Ellek.

Ky i fundit informoi se Lista Sërbe ka ankimuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vendimin e KQZ për mosçertifikimin dhe që të anulohet ai.

"Paraqitëm ankimimin ndaj këtij vendimi ilegal, ilegjitim dhe antisërb. Presim që të anulohet dhe subjekti ynë politik të konfirmohet", tha Ellek.

Ky i fundit, në emër të partisë dhe popullit sërb, falënderoi të gjithë faktorin ndërkombëtar, ambasadat dhe ambasadorët e huaj të cilët reaguan menjëherë mbrëmë dhe sot ndaj këtij vendimi të paligjshëm të KQZ.

Njëkohësisht, pyet se përse populli sërb duhet t'i jetë mirënjohës Kurtit që ftoi kryekomunarët ilegalë të braktisin komunat me shumicë sërbe, në të cilat egziston situatë e qartë pas zgjedhjeve në të cilat Lista Sërbe korri fitore bindëse si në zgjedhjen e kryekomunarëve, ashtu dhe të këshilltarëve.

"Për çfarë duhet të jemi mirënjohës? A është ky hap drejt de-eskalimit dhe a është kjo demokraci dhe drejtësi? Shpreh opinionin e të gjithëve se këtu nuk ka as gërmë "D" për demokraci dhe as "D" për të drejta, sepse nëse do të kishte, Lista Sërbe do të kishte ministrin e vet, nënkryetarin e Kuvendit dhe nuk ka asnjë sepse kjo nuk i përshtatet Kurtit", tha ai.

Ellek theksoi se dhe herën e kaluar Kurti tentoi të pamundësonte çertifikimin e Listës Sërbe dhe shprehu besimin e tij se Lista Sërbe në zgjedhjet e ardhshme, do të fitojë të dhjetë mandatet në Kuvend, pasi sërbët janë gjithmonë të bashkuar kur është keq për ta, ndërsa tani kështu është gjendja.

Ai vuri në dukje se gjithçka sërbe është e papranueshme për Kurtin dhe kur sërbët mendojnë me kokën e vet dhe i japin legjitimitet Listës Sërbe.

"Anëtarët e tij në KQZ nuk dëshirojnë të votojnë për diçka që është plotësisht legjitime", tha Ellek.

Kur u pyet për përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese ndaj ankesës kundër zgjedhjes së Nenad Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit, tha se Lista Sërbe derimë sot nuk ka marrë asnjë vendim megjithëse është e qartë për çdokënd se ky është vendim ilegjitim që u shkakton dëme të gjithëve në Kosovë.

Pyetjes nëse pret që Vetëvendosja të përpiqet më tej të ndalojë pjesëmarrjen e Listës Sërbe në zgjedhje, tha se gjithmonë egziston mundësi e tillë.

Ellek vuri në dukje se afati normal ligjor është 72 orë për t'u shprehur pas akimimit të Listës Sërbe dhe se pret që ato me siguri do të jenë pozitive.

Komisioni Qëndror Zgjedhor dje çertifikoi 22 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 28 dhjetor, por Lista Sërbe nuk ishte në listën e partive të çertifikuara.

Për çertifikimin e kësaj partie, pro votuan dy anëtarë të KQZ, dy kanë qenë kundër, ndërsa pesë ishin abstenues.