Iviq: Pres që me zgjidhjen e çështjes së NIS të nisë formalisht dialogu strategjik mes SHBA dhe Sërbisë
Marrëdhëniet mes Sërbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në ngritje ndërsa bashkëpunimi i dy vendeve është gjithmonë e më shumë intensiv në fushën e ekonomisë, infrastrukturës e sigurisë, vlerëson Petar Iviq nga Iniciativa Pupin. Thekson se dialogu formal strategjik ende nuk ka nisur, por që projektet konkrete tregojnë se partneriteti mes Beogradit dhe Uashingtonit është i fortë.
Me rastin e vlerësimit të të ngarkuarit me punë i Ambasadës së SHBA në Sërbi Aleksandar Titol se marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Beogradit hyrën në epokë të re, Petar Iviq nga Iniciativa Pupin tha se ndryshimi më i madh pasqyrohet në qasjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Sërbisë.
"Mesazhi qëndror dhe ndryshimi kyç që tërhoqi në raport me dekadat e mëphershme është se Amerika sigurisht kultivon interes të madh ndaj Beogradit, por kësaj here jo për t’a ndëshkuar apo imponuar disa nga vlerat e saj por veç përmes bashkëpunimit si partner i barabartë", tha Iviq.
Sipas fjalëve të tij, pas ardhjes në pushtet të Donald Tramp, SHBA ndryshuan qasjen dhe hoqën dorë nga politika e imponimit të vlerave, duke u përpjekur të bashkëpunojnë me shtetet që mund të zhvillojnë politikën e tyre të pavarur.
IT, energjitika dhe infrastruktura si shtylla kurrizore e bashkëpunimit
Duke folur rreth rezultateve konkrete të bashkëpunimit, Iviq vuri në dukje se marrëdhëniet sërbo-amerikane janë në rritje, ndonëse kjo nuk është mjaft e dukshme në publik.
Si shembuj veçoi eksportin e shërbimeve të IT të Sërbisë, në të cilat SHBA asistojnë me 40 deri në 50%, investimin e Bankës Amerikane të Eksport-Importit në ndërtimin e rrjetit 5G, bashkëpunimin me Gardën Kombëtare të Ohajos, stërvitjet e përbashkëta ushtarake, zgjerimin e grupit sërb në Kongres, si dhe mbështetjen amerikane për ndërtimin e hidrocentralit Gjerdap 3 dhe Korridorin e Moravës.
"Këto janë projekte jashtëzakonisht të vlefshme dhe kruciale në lidhjen infrastrukturore, në diversifikimin energjitik. Të gjitha këto janë fusha kyçe në zhvillimin e shtetit por kjo nuk është aq e dukshme për publikun", theksoi Iviq.
NIS si pikë kthese e mundshme për dialogun strategjik
Pyetjes se përse dialogu strategjik ende nuk ka nisur formalisht, Iviq vlerësoi se nuk egziston arsye të qartë, por që me zgjidhjen e çështjes së NIS mund të jetë pikë kthese.
"Pres që zgjidhja e çështjes së NIS do të nisë formalisht dialogun, por vetë dialogu do të ishte kurora e partneritetit që është tashmë jashtëzakonisht i fortë dhe solid", tha Iviq.
Duke i’u referuar bashkëpunimit ekonomik me SHBA dhe Kinën, Iviq vlerësoi se egzistojnë ngjashmëri të caktuara në qasje, por që investimet perëndimore kanë ndikim më të madh pozitiv në ekonominë vendase.
"Investimet perëndimore janë më të mira sepse ato kanë të ashtuquajturën efekt përhapës në ekonominë tonë. Kapitali i huaj vjen, por talenti vendas punësohet dhe kjo përhapet në ekonominë lokale, në vendet e punës, kualitetit të jetesës, standartit të jetesës", theksoi Iviq.
Nga ana tjetër, shtoi se tek investimet kineze shpesh vendos në pikpyetje standartin mjedisor, si dhe angazhimi i kontraktorëve dhe nënkontraktorëve kinezë, ndaj sikurse tha, efekti në ekonominë vendase është i paktë.
Hapësira e manovrimit të Sërbisë po ngushtohet, vendi i saj është në Perëndim
Duke folur për pozitën e politikës së jashtme të Sërbisë pas fillimit të luftës në Ukrainë, Iviq vlerësoi se hapësira për zhvillimin e politikës shumëvektoriale është ngushtuar ndjeshëm.
"Hapësira absolute e manovrimit të Sërbisë po ngushtohet. Do të thoja se vendi i saj është gjeografikisht, historikisht dhe civilizuesisht në Perëndim", tha Iviq.
Ky i fundit shtoi se bashkëpunimi me partnerët perëndimorë nuk përjashton marrëdhëniet me shtetet e tjera, por që Sërbia duhet të kthehet gradualisht në hapësirën së cilës, sikurse tha i përket gjeografikisht civilizisht.
komentet