Jarinjë: Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e importeve të mallrave sërbe

Jarinje
Burim: Kosovo Online

Pas lajmit të bërë publik në media për vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e importeve të mallrave sërbe, rreth orës 18:00 hyri në fuqi ky vendim i njëanshëm i qeverisë në Prishtinë.

Sot rreth orës 18:00 në vendkalimin administrativ të Jarinjës është kthyer mbrapsht maunia e parë që po transportonte mallra sërbë.

Siç bën të ditur reporteri i Kosovo onlajn, përveç vënies në jetë të vendimit të njëanshëm të Prishtinës për të ndaluar importin e prodhimeve sërbe drejt Kosovës, nisën dhe masat e kontrollit rigoroz të automjeteve të udhëtimit dhe udhëtarëve nga Sërbia në hyrje të Kosovës.

Siç transmeton Klan Kosova, na Merdarë kamioni i fundit me mallra sërbe ka hyrë përmes linjës administrative në orën 16:00, pas të cilës policia kosovare nuk lejoi shoferët e kamionëve të hynin në territorin e Kosovës.