Jevtiq: Dhjetë vjet pas marrëveshjes së Brukselit, populli serb në një situatë më të vështirë se kurrë
Nënkryetari i Listës Serbe, Dallibor Jevtiq, ka vlerësuar sot se 10 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, populli serb në Kosovë është në një situatë më të vështirë se kurrë.
Jevtiq tha në TV Prva se kjo situatë është produkt i politikave të qeverisë aktuale në Prishtinë të udhëhequr nga Albin Kurti, e cila reflektohet në një numër të madh incidentesh të drejtuara ndaj popullit serb, proceset jodemokratike dhe arrestimin i serbëve me akuza të sajuara.
“Në fushë ndodh gjithçka në kundërshtim me atë që do të thotë Kurti kur na uron Pashkët dhe kur na drejtohet serbisht”, ka thënë Jevtiq.
Ai tha se nëse tani tentohet të zbatohet procesi zgjedhor në veri të Kosovës pa pjesëmarrjen e serbëve, dhe një përpjekje për të sjellë në pushtet ata që përfaqësojnë dy përqind të popullsisë në zonat ku jeton 98 përqind e popullsisë serbe.
Kjo, thotë ai, është në kundërshtim me demokracinë dhe qëllimin për qetësimin e situatës dhe ndërtimin e besimit, dhe është një pamje e asaj që Kurti e quan demokraci.
Jevtiq theksoi se Kurti i konsideron serbët problem dhe se qëllimi i tij përfundimtar është që të mos ketë serb në Kosovë.
Ai kritikoi gjithashtu komunitetin ndërkombëtar, duke theksuar se ai mban përgjegjësi për mos themelimin e BKS.
“Në vend që të krijojë mekanizma për formimin e BKS-së, bashkësia ndërkombëtare nuk bën asgjë. Edhe pse dëgjuam mesazhe të ndryshme se BKS do të formohej me ose pa Kurtin, por kjo nuk ndodhi”, ka theksuar Jevtiq.
I pyetur për rrezikun e incidenteve të dielën, ditën e zgjedhjeve lokale në veri, Jevtiq tha se serbët do të bëjnë gjithçka, siç konfirmuan në bisedën me Aleksandar Vuçiqin, për të ruajtur paqen dhe për të mos reaguar në asnjë mënyrë ndaj provokime, të cilat mund të ndodhin jo vetëm ditën, por edhe para votimit.
Ai ka theksuar se ka një pyetje tjetër, të cilën, siç thotë, ua ka përmendur edhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare,çfarë fitohet nga ai proces.
“Kur më thonë se bëhet fjalë për ligjin dhe kushtetutën, atëherë unë jap një shembull se si sot nuk respektohen ligjet”. Ekziston një situatë ku komunat në jug nuk funksionojnë për shkak të mos respektimit të ligjit”, shpjegoi Jevtiq.
Jevtiq nënvizoi se është e qartë se Kurti nuk dëshiron që situata të qetësohet.
“Sa herë që situata qetësohet, popullaritet i tij bie, dhe ai merret me të. Për të, situata më e mirë e mundshme është një gjendje konflikti dhe tensioni, sepse atëherë ai dhe partia e tij rriten në popullaritet. “Ai erdhi në pushtet me temën e kundërshtimit të BKS-së dhe të drejtave të serbëve”, theksoi Jevtiq.
0 komentet