Disa mijëra serbë nga të gjitha pjesët e Kosovës protestuan në Shtërpcë

Protest Srba u Kamenici i Štrpcu
Burim: Kosovo Online

Disa mijëra njerëz janë mbledhur sot në Shtërpcë për të shprehur pakënaqësinë e tyre për plagosjen e Stefan dhe Millosh Stojanoviqit.

Përveç qytëtaret të Shtërpcës, në potest kanë ardhur edhe serbët nga pjesën qendrore dhe pjesët tjera të Kosovës.

Qytetarët e mbledhur mbajnë pankarta me mbishkrimet “Kamenica e Kosovës është me vëllezërit nga Shtërpcë”, “Një zemër rreh nga Kufca e Epërme deri në Shtërpcë”, “Kurti, fëmijët nuk ju falim!”, “Stefan, zemra serbe heroike!”, “Plumb për Stefan dhe Milloshi është një plumb në zemër të Serbisë!”, “Europë, çfarë faji kanë fëmijët tanë?!”, “Vuçiq, mbroje serbët dhe paqen” e të tjera...

Me banorët e Shtërpcës janë liderët politikë të serbëve nga Kosova, përfaqësuesit e Listës Serbe, kryetari Goran Rakiq, nënkryetari Igor Simiq, anëtari i Kryesisë Slavko Simiq e të tjerë, si dhe kryetarë të komunave serbe.

Disa patrulla të Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it janë të pranishme në afrimin e Shtërpcës.