Jevtiq: Kurti më shënjestroi shtëpinë, do ta padis në Strazburg

Rajko Jevtić
Burim: Kosovo Online

Kryeministri kosovar Albin Kurti nga foltorja e kuvendit i quajti dhe emëroi një numër të madh sërbësh si "teroristë" dhe "kriminelë" mes të cilëve dhe Rajko Jevtiq me pretendimin se “shtëpia e tij është bazë e krerëve të strukturave ilegale" ndërsa Jevtiq për Kosovo onlajn shprehet se në këtë mënyrë e ka vënë në shënjestër dhe ka për synim t’a padisë në Strazburg.

Rajko Jevtiq thotë se nuk ka për çfarë t’i vijë turp pasi ka punuar me ndershmëri tërë jetën, si dhe se nuk ka zgjedhur kurrë në punën e tij njerëz sipas etnisë, fesë apo gjuhës.

"Sot kryeministri Kurti më shënjestroi shtëpinë. Për hir të së vërtetës, mund t'ju them se e kam ndërgjegjen të pastër dhe ato gjoja deklaratat e kryeministrit nga Prishtina nuk më kanë prekur shumë. Më preku si njeri sepse jam një nga personat në listë, ndihem jo fort i këndshëm për miqtë e mi shqiptarë sepse nuk dua që të kenë përshtypje të gabuar. Unë jam biznesmen dhe punëtor sportiv. Kam shkuar edhe në jug, kam vizituar Deçanin, Patriakanën e Pejës, Graçanicën... Kam shkuar një milionë herë në lagjen e Bosnjakëve, jam furnizuar prej andej” shprehet Jevtiq.

Mirëpo, Rajko thotë se në këtë mënyrë çdokush mund të akuzohet nga pjesmarrja në çfarëdolloj tubimi.

“Ashtu siç më akuzoi kryeministri prishtinas, kështu të padisë çdokënd prej nesh. Në çdo tubim që kam qenë i pranishëm, nuk kam mbajtur kurrë maskë dhe nuk kam pasur për çfarë të turpërohem. Së bashku me njerëzit tanë, po kërkojmë të drejtat tona ligjore dhe do të ngulmojmë tek kjo” thotë ai.

Jevtiq paralajmëron edhe padi kundër kryeministrit të Kosovës.

“Do të kërkojmë mbështetjen e Zyrës për Kosovë e Metohi për të paditur kryeministrin Kurti në Strasburg për thënie të tilla. Pa kurrëfarrë prove ndonëse është kryeministër, pa gjyq ai na shënjestroi” thekson Jevtiq.

Ky i fundit më herët ka punuar madje dhe në komisionin e përzgjedhjes së liderëve vendorë në fshatin Boletin, ku është betuar kryetari i sapo emëruar, nuk kam pasur asnjë problem.

Mirëpo, Jevtiqin më së shumti e ka goditur fakti që në listë ndodhet edhe i biri.

“E filmuat shtëpinë që Kurti e paraqiti si Shtabin e Krizave ku jemi mbledhur për të kryer terrorizëm. Im bir është teknik makinash, punon në Teknikën Popullore dhe ky është një burim shtesë fitimi për të ushqyer familjen, të gjithë mund të binden se fjalët e Kurtit janë një histori e gënjeshtërt” thotë Jevtiq.

Bashkëshortja e Rajkos, Tanja thotë se është e shokuar dhe nuk di se çfarë të presë dhe as nuk mund të përqendrohet në asgjë pasi ka marrë vesh lajmet për bashkëshortin dhe djalin e saj dhe se shtëpia e tyre është shënjestruar nga Albin Kurti.

“Nuk di çfarë t’ju ​​them, çfarë të mendoj, në vend që të mendoj për gjëra të bukura, shqetësohem për bashkëshortin, fëmijët dhe gjithë mjedisin tonë pas kësaj situate. Kurrë më parë nuk kemi pasur asnjë problem. Familja jonë, Jevtiq, është një familje e ndershme dhe punëtore dhe gjithë jetën kemi jetuar këtu im shoq dhe fëmijët. Rris fëmijët dhe kujdesem për ta dhe në vend që të presim me padurim gjëra të bukura, ja se se çfarë po në ndodh” thotë Tanja.

Kjo e fundit shprehet se jeta e tyre ka ndryshuar mjaft pas lajmit të ardhur tek familja nga seanca parlamentare në Prishtinë përkundër të gjithave, thotë se ata janë duke qëndruar në shtëpinë e tyre dhe nuk do t’a braktisin atë kurrë.

“Nuk mundem t’a besoj se çfarë ndodhi sot. Shtëpinë time, bashkëshortin tim, djalin tim e kanë shënjestruar. Im bir është teknik makinash punon ndershmërisht, ai është teknik dhe nuk ka asnjë lidhje me ato që Kurti u shpreh për terrorizëm. Kjo është një familje normale edhe unë tani me të vërtetë nuk jam e qetë“. E pyetur nga gazetari nëse ka ndonjë ide për t’u larguar prej këtej, ajo tha se këtë as nuk po e mendojmë.

“Jo, jo, jo dhe jo. Do me thënë jo. Këtu do të qëndrojmë, këtu kemi zgjedhur të jetojmë, këtu kemi zgjedhur të luftojmë. Të gjithë së bashku të mbledhur, nuk kemi se ku të shkojmë” ka thënë Tanja.

Përballë shtëpisë Jevtiq, jemi takuar dhe me komshiun e tyre Aldo Baldini i cili tha se e vetmja gjë që i ka rënë në sy që po ndodh rreth shtëpisë së Jevtiqit, ka qenë rregullimi i oborrit.

“Jam komshi këtu afër. Këto ditë kam parë dy kositëse bari, një makinë prerëse dhe një grabujë, asgjë më shumë dhe askush tjetër. E gjithë kjo sjell trazira, në të njëjtin kontekst përmendet edhe nipi i vëllait tim që po trajtohet në Beograd. Sigurisht që kam frikë sepse dikush na përmend në këtë kontekst” shprehet komshiu i parë e Jevtiqit.