Gjithë paketat amerikane ndaj shqiptarëve kosovarë: Si Albin Kurti u shndërrua pjesë e problemit
Prej fundit të luftës së 1999 deri tek lista e paralajmërimeve aktuale ndaj Albin Kurtit pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës, amerikanët kohë pas kohe kanë ndërmarrë mjaft masa edukuese ndaj liderëve shqiptarë kosovarë si ndaj Rugovës, Thaçit, Haradinajt... Por Albin Kurti i cili ditët e fundit mundi të tërbojë amerikanët deri në atë masë sa i’a ndaluan takimet me zyrtarë amerikanë, anuluan pjesëmarrjen e ushtarëve të Kosovës në manovrat e NATO dhe pezulluan lobimin për njohjen e mëtejshme të pavarësisë së Kosovës, ka qenë në konflikt me Departamentin e Shtetit qysh prej vitit 2013.
Në mesin e qershorit 1999, një grup meshkujsh të veshur kryesisht me uniforma të zbehta kamuflazhi, morën nën kontroll autobuzin në një rrugë vendore mes Ferizajt dhe kufirit maqedonas. Postblloku i tyre, siç e quanin ata, përbëhej nga disa fuçi prej kallaji të thyera dhe dërrasa të bashkuara me tela. Pa lejen e tyre përpara as që nuk bëhej fjalë. Të paktën kështu pretendonin.
Tytat e “kallashnikovëve” u drejtuan në tokë teksa i speguan kolonelit amerikan, i cili në fytyrë dhe zë kishte një ngjashmëri të çuditshme me Robert Djuvall në filmin Apokalipsi Sot, duke i speguar atij se meqë kishin fituar luftën, kishin të drejtë të kontrollonin vendin.
“Po përpiqem t’a thjeshtoj. Nëse nuk largoheni menjëherë, do të shemb barrikadën dhe do t'ju arrestoj” u tha atyre Xho Anderson i cili 15 vjet më vonë u ngrit në gradën e komandantit të forcave amerikane në Afganistan. "Mund t’a bëjmë këtë lehtësisht ose me vështirësi. Kuptuat çfarë ju thashë?".
Njeriu me të cilin po fliste, një mashkull që sapo kish hequr briskun në faqe me kapele të kuqe dhe uniformë thuajse të re, nuk i bëri shumë përshtypje performanca e amerikanit. E dëgjoi pa interes derisa në “pikë kontrollin” e tij nuk kishte shkuar automjeti i blinduar “Bredli” me një top automatik të drejtuar drejtuar ndaj kreut të grupit të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Disa sekonda më vonë, para rrugës kishin ngelur një grumbull hekurishtesh dhe mbetje dërrasash. Për çdo rast, pikërisht në këtë moment fluturoi “skifteri i zi” mbi kokat e tyre, duke ngritur një re pluhuri të kuqërremtë. Postblloqet e UÇK nuk u shfaqën më.
Kjo ishte e para në vargun e masave edukuese që amerikanët, prej atëherë e deri në listën e paralajmërimeve ndaj Albin Kurtit pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës, i praktikuan ndaj liderëve pak a shumë të rëndësishëm të shqiptarëve kosovarë.
Amerikanët në Prishtinë
Duelet, edhe pse të rralla, mes amerikanëve dhe shqiptarëve u zhvendosën më pas në Prishtinë, ku misioni i sapoformuar i Kombeve të Bashkuara u përpoq disi të frenonte dhunën dhe të merrte kontrollin nga guerilët e djeshëm të ricaktuar në postet e ministrave, kryetarëve të komunave dhe ndërmarjeve vendore.
Në katërkatëshen e ndodhur në qendër të qytetit, u vendos në atë kohë, qeveria tranzitore e Kosovës e kryesuar nga Hashim Thaçi. Qeveria e këtij të fundit e cila lindi në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga liderët e shqiptarëve të Kosovës në fillim të vitit 1999, besohej se kishte legjitimitet për të drejtuar Kosovën, të paktën me të njëjtin pushtet si UNMIK i cili në këmbë tentonte të vendoste Serxhio Vijera De Melo-njeriu për detyra speciale i shefit të KB Kofi Anan.
Tensioni mes Thaçit dhe amerikanëve rreth autoritetit, zgjati deri kur përfaqësuesit e Uashingtonit, të presionuar nga të gjitha anët me kritika si pasojë e 20 vrasjeve në muaj dhe anarkisë së konsiderueshme që sundonte, nuk e urdhëruan ish-liderin politik të UÇK që të shpërndante qeverinë dhe të lidhte marrëveshje me rivalin kryesor-liderin e atëhershëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës Ibrahim Rugovën.
Në mesin e dhjetorit të vitit 1999, Thaçi dhe Rugova nënshkruan një marrëveshje që përcaktonte mënyrën sesi do të qeverisej Kosova deri në zgjedhjet e para, ku pushteti egzekutiv dhe ai gjyqësor, mbetën në duart e kreut të UNMIK Bernard Kushner, ndërsa titujt që mbanin deri atëherë dy nga liderët më me ndikim të shqiptarëve të Kosovës, kryeministri Thaçi dhe presidenti Rugova, thjesht pushuan së egzistuari.
Amerikanët këtë zhvillim të situates, e paraqitën si sukses të ri, por Rugova vetëm pak ditë më vonë vendosi që do t’a ruante ende titullin e presidentit deri në zgjedhje, nga e cila hoqi dorë pas një takimi tjetër me diplomatët amerikanë.
Dhuna ndaj sërbëve
Deri në fund të vitit 1999, amerikanët ndaj liderëve shqiptarë kosovarë mbi të gjitha atyre që kishin hequr uniformën e UÇK, u kishin dhënë disa leksione të ashpra, kryesisht për shkak të valës së dhunës ndaj sërbëve të mbetur dhe joshqiptarëve të tjerë.
Në gjashtë muajt e parë pas mbërritjes së 45.000 ushtarëve të NATO dhe rreth 1.500 pjesëtarëve të policisë ndërkombëtare, në Kosovë u vranë rreth 400 sërbë, të cilët amerikanët, në fillim herë pas here, u përpoqën t’a ndalonin duke i udhëzuar liderët vendas se ndërtimi i demokracisë nuk nënkuptonte shtimin e dhunës.
Kur në fund të dhjetorit të vitit 1999 situata u bë e padurueshme deri në atë masë sa përfaqësuesit e sërbëve të Kosovës nuk donin më të merrnin pjesë në ndërtimin e institucioneve të ardhshme, amerikanët me një ton të ashpër i bindën të gjithë ish-guerilët se dhuna duhej të ndalohej ose do të përballeshin me pasojat. Disa ditë më vonë, niveli i dhunës ra ndjeshëm, më larg se 20 vrasje të zakonshme në javë në atë periudhë.
Deri në fund të vitit 2000, diplomacia amerikane në terren pati veçse një herë në Kosovë aksion serioz në prag të zgjedhjeve të para lokale të tetorit, të cilat u paraprinë me përplasje mes guerilasve të parakomanduar në politikë me përkrahësit e Ibrahim Rugovës dhe gazetarët.
Disa muaj para votimit, dhjetëra përkrahës dhe kandidatë të Rugovës u vranë, ndërsa disa u plagosën ose u torturuan. Bomba u hodh edhe në një ndërtesë në qendër të Prishtinës, ku strehoheshin selitë e disa partive më të vogla politike dhe zyrat e qeverisë së RF të Jugosllavisë. Mbetën të lënduar edhe disa gazetarë, ndërsa fati i njërit prej tyre, Marjan Melonashit, as sot ende nuk është zbardhur.
Vala e dhunës u ndal pas një tjetër paralajmërimi të ashpër të amerikanëve, pak para zgjedhjeve në të cilat partia e Rugovës fitoi rreth 44% të votave.
Ngritja e Ramush Haridanajt
Atë vit amerikanët, në kërkim të ndonjë stabiliteti politik, mbrojtën Ramush Haradinajn pas përplasjes me klanin rival Musaj në qershor të vitit 2000, jo shumë larg Deçanit.
Haradinaj në atë kohë udhëhoqi grupin prej rreth 30 efektivësh të Korpusit Mbrojtës të Kosovës në sulmin ndaj pronës së familjes Musaj, afër konceptit politik të Ibrahim Rugovës.
Haradinaj me këtë rast u lëndua prej copëzave të një granate që dyshohet se ishte hedhur nga një antitank, por pas “ndërhyrjes histerike” të amerikanëve, siç thanë në atë kohë pjesëtarë të policisë evropianoperëndimore të UNMIK, fillimisht u transferua me helikopter në Bondstill afër Ferizajt e më pas në bazën e Rajmshtajnit në Gjermani.
Të shtënat jo shumë larg Deçanit, ku sipas dëshmitarëve okularë ngjante si luftë e vogël, në masë të konsiderueshme tronditi reputacionin e policisë ndërkombëtare në Kosovë, por shkaktoi edhe përçarje në mesin e shërbimeve të ndryshme të inteligjencave perëndimore të cilat ishin aktive në Kosovë në vitet 1999 dhe 2000 duke u përpjekur që grupet konfliktuale që vepronin nën kujdesin e UÇK-së të viheshin nën një lloj kontrolli politik.
“Kjo në thelb prezantohej si fyerje për inteligjencën tonë”, tha një prej policëve ndërkombëtarë të përfshirë në hetimin e sulmit ndaj familjes Musaj. “Amerikanët mblodhën të gjitha provat, duke përfshirë copëzat e nxjerra nga muri rreth shtëpisë së familjes Musaj, dhe në bazën e Bondstillit na treguan një bluzë të re, të pambështjellë me ngjyrë të bardhë, duke tentuar të tregonin se Haradinaj nuk ishte lënduar në këtë incident”. Disa herë është paralajmëruar se hetimet për rastin në fjalë, mund të rihapen, por kjo kurrë nuk ndodhi.
Prej momentit të kthimit nga Gjermania, Ramush Haradinajn, në afërsi të Deçanit, askush nuk guxoi t’a gjykonte, përfshirë edhe partinë e Hashim Thaçit.
Lufta maqedonase
Mbiemri Haradinaj gjatë vitit 2001, shpesh është lidhur me konflikte në Maqedoni dhe në jug të Sërbisë. Si provë kurorë e këtij pretendimi, thuhet se Ramush Haradinaj “hoqi dorë lehtë” nga shërbimet e kryekëshilltarit të tij ushtarak, ish-oficerit të APJ, Gëzim Ostreni, i cili në Maqedoni, kishte të njëjtin rol që kishte pasur më parë në perëndim të Kosovës.
Të tillë shpërndarje të forcave, thuhet nga inteligjenca perëndimore, vëllai i Ramushit, Dauti, kishte për detyrë të koordinonte transportin e armëve dhe personelit, kryesisht pjesëtarë të TMK nga Kosova në territorin e Maqedonisë.
Në përpjekje për të pakësuar ndikimin e guerrilasve kosovarë në luftën në Maqedoni, administrata e presidentit të atëhershëm amerikan Xhorxh Bush, përpiloi "listen e zezë" të organizatave dhe individëve që paraqitnin pengesë për stabilitetin dhe zhvillimin e demokracisë në Ballkan në të cilin bënin pjesë komandanti i degës maqedonase të UÇK Ali Ahmeti dhe Daut Haradinaj.
Amerikanët mendonin se ata që e meritonin më shumë, ishte formacioni i armatosur i Ahmetit ku përmes luftës kishte për qëllim bashkimin e Maqedonisë perëndimore dhe Kosovës dhe të drejtat e shqiptarëve në këtë shtet.
Krahas Maqedonisë, Ramush Haradinaj ishte pjesmarrës aktiv dhe në trazirat që tronditën jugun e Sërbisë për gati dy vjet dhe në emër të liderëve shqiptarë, së bashku me të pashmangshmin Hashim Thaçi, në vitin 2000, nën presionin e madh të amerikanëve, ai u detyrua të nënshkruajë marrëveshjen e Gjilanit, e cila i detyroi shqiptarët të ndërprisnin njëanshmërisht armiqësitë dhe shpërbërjen e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.
Ndikimi i Dautit në ngjarjet e mëpasshme në Maqedoni, u neutralizua nga fakti se, para zgjedhjeve të vitit 2005, ai u dënua me burg për pjesëmarrjen e tij në torturimin dhe vrasjen e katër shqiptarëve pas luftës. Emri i Daut Haradinajt figuron ende në listën e zezë amerikane të personave që përbëjnë kërcënim për stabilitetin në rajon.
Amerikanët morën meritat edhe për bindjen e Ramush Haradinajt që të hiqte dorë nga ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sulejman Selimi, i cili ishte këshilltari i tij politik deri sa u dënua për krime lufte në vitin 2019.
Si Kurti u bë pjesë e problemit
Kurti, i cili ditët e fundit arriti të tërbojë amerikanët deri në atë masë sa i’a ndaluan takimet me zyrtarë amerikanë, anuluan pjesëmarrjen e ushtarëve të Kosovës në manovrat e NATO dhe pezulluan lobimin për njohjen e mëtejshme të pavarësisë së Kosovës, ka qenë në luftë me Departamentin e Shtetit qysh prej vitit 2013.
Gjatë demonstratave të lëvizjes së tij Vetëvendosja në fund të qershorit të atij viti, u plagos ambasadorja e atëhershme amerikane në Prishtinë, Trejsi En Xhejkobson pas së cilës Filip Riker e quajti "klloun që dëshiron të jetë i dhunshëm".
Nuk kishte mendim më të mirë në atë kohë për Kurtin as nga zyrtarët e tjerë amerikanë, duke e konsideruar atë si grindavec problematik pa koncept të qartë politik dhe mbështetje të vlefshme mes shqiptarëve.
Jo shumë kohë pasi bashkësia ndërkombëtare e hoqi nga lista e zgjidhjeve të mundshme për problemet që po grumbulloheshin në krye të autoriteteve të Kosovës, Kurti në zgjedhjet e para në të cilën Vetvendosja hyri me seriozitet, fitoi 12% të votave dhe bëri kërcim në hierarkinë e skenës politike të Kosovës.
Në ndarjen e re të roleve politike, Vetëvendosja vendosi për një seri aksionesh të dhunshme, të cilat nisën në fillim të tetorit 2015, kur Kurti dhe një grup deputetësh të partisë së tij, hodhën gaz lotsjellës gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës dhe shkaktuan zemërim tek zyrtarët ndërkombëtarë të cilët gjithsesi nuk ishin dashamirës ndaj tyre.
U rebeluan ndaj marrëveshjes së Brukselit dhe demarkacionit me Malin e Zi, duke kërkuar që qeveria të heqë dorë nga këto marrëveshje. Më pas atyre i’u bashkua edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në mbledhjet e komisionit për demarkacion, qëlloi me harta kreun e këtij organi. Popullariteti i Vetëvendosjes vazhdoi të rritej.
Amerikanët mendonin si më me meritë faktin se qeveria e parë e Kurtit, në vitin 2020, zgjati vetëm 50 ditë para se të mos votëbesohej në parlament.
Një vit pas kësaj, Kurti edhe një herë fitoi bindshëm zgjedhjet dhe formoi kabinetin e ri, duke u betuar se nuk do të bënte kompromise të reja në marrëdhëniet me Beogradin dhe se plani i bërë nga ish-presidenti finlandez Marti Ahtisaari ishte "çmimi përfundimtar" që ai kishte gati për të paguar për mbështetjen perëndimore në shpalljen e pavarësisë së vitit 2008.
Diplomatët ndërkaq, besojnë se nuk ka vend në botë ku amerikanët kanë më shumë ndikim sesa në Prishtinë, por që Kurti, duke u mbështetur në mbështetjen e zgjedhësve, thjesht refuzon t'i bindet dëshirave të Uashingtonit.
Për incidentet në veri të Kosovës dy ditë më parë ka reaguar edhe sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken i cili ka akuzuar autoritetet e Prishtinës për provokim dhe i ka bërë thirrje Albin Kurtit që menjëherë t'i ndalë masat e dhunshme dhe t'i kthehet dialogut me Beogradin, i cili po zhvillohet me ndërmjetësim të BE.
“Dënojmë fuqishëm veprimet e qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po rrisin destabilitetin”, ka shkruar Blinken në Tviter.
Fill pas kësaj, Albin Kurti foli duke qortuar sekretarin amerikan të Shtetit për këtë deklaratë. “Mendoj se jo vetëm që është e padrejtë, e gabuar dhe e dëmshme, por në të njëjtën kohë është naive”. “Ndoshta sekretari Blinken do t’a spegojë këtë më tej ndonjë ditë, por definitivisht nuk ishte e dobishme” tha Kurti për Gardian.
Krahas Blinkenit erdhi dhe pohimi i ambasadorit amerikan në Prishtinë Xhefri Hovenier se Kurti i ka injoruar thirrjet e tij për të qetësuar situatën në veri të Kosovës, për të cilën do të duhet të përballet me pasojat dhe se në cilin drejtim do të shkojë karriera e tij politike.
Shkruar nga: Rade Maroeviq, gazetar
0 komentet