Jevtiq: Policia ka kthyer autobusët me serbët nga Shtërpca të cilët janë nisur në protestën në Rudar
Policia e Kosovës ndaloi dhe ktheu autobusët me serbët nga Shtërpca të cilët janë nisur në një protestë paqësore në Rudar, ndërsa u shqiptuan gjoba të gjithë atyre që nuk kanë letërnjoftime të Kosovës, ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dallibor Jevtiq.
"Serbët nga jugu i Kosovës e Metohisë sot në masë të madhe janë nisur në protestë paqësore në Rudar. Policia e Kosovës ka ndaluar dhe ka kthyer autobusët me serbët nga Shtërpca dhe ka shqiptuar gjoba për të gjithë ata që nuk kanë letërnjoftime të KS. Një shembull i demokracisë dhe lirisë për të cilën po flet Kurti”, ka thënë Jevtiq në Twitter.
Ai zbuloi gjithashtu se “gjatë rrugës, patrullat e policisë ndalojnë automjetet dhe marrin të dhënat e pasagjerëve me mesazhin “bëhu mirë, nëse ka ndonjë problem, do ta dimë se kush e ka fajin”.
“Pas të gjitha lirive që janë hequr, ata po përpiqen të revokojnë të drejtën tonë demokratike për protestë paqësore”, tha Jevtić.
Sipas informacioneve të Novosti-t, policia po ndalon automjetet serbe që kanë shkuar në Rudar edhe nga lokacione të tjera, nga Babimoc, Vushtrria, Graçanica, Anamorava.
komentet