Vuçiq me Hill: Theksova rëndësinë e angazhimit të SHBA në parandalimin e përshkallëzimit në Kosovë

Hil i Vučić.jpg
Burim: Instagram

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kristofer Hill me të cilin ka biseduar rreth situatës së sigurisë në Kosovë si dhe rreth propozimeve të Bashkimit Europian për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

Në llogarinë e tij në Instagram "buducnostsrbijeav" Vuçiq bën me dije se Sëbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit por është e qartë për mbrojtjen e popullit të vet dhe interesit nacional.

"Ka qenë një bisedë e hapur dhe konkrete me ambasadorin e SHBA Kristofer Hill rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe Metohi, si dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën përmes propozimeve të BE. Theksova rëndësinë e përfshirjes së SHBA në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm në mënyrë të njëanshme dhe ilegale të shkaktuara përditë prej institucioneve të përkohshme të Prishtinës dhe ritheksova domosdoshmërinë e formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe” tha Vuçiq.