Petroviq: Situata është e tensionuar, forcat speciale presin që cisterna të marrë verën, do të bëjmë rezistencë pasive
Në Hoça e Madhe aktualisht është shumë e tensionuar sepse pritet që njësitet speciale të policisë me një cisternë në çdo moment të konfiskojnë 42 mijë litra verë nga vreshta e Srgjan Petroviqit.
“Presim të fillojë sekuestrimi, njësia e ROSU është gati, janë me mburoja Do të bëjmë rezistencë pasive. Aty janë mbledhur edhe vendasit, po më mbështesin se e dinë se e njëjta gjë po i pret. Te gjithe janë ne krahun tim. Ne jemi te shqetesuar dhe te frikesuar per fëmijët e tyre dhe per te ardhmen e tyre. Nuk e dimë nëse cisterna do të vijë shpejt, në hyrje të fshatit është njësia speciale ROSU. Policia është gjithandej rreth shtëpisë sime”, ka përshkruar Petroviq për Kosovo Online situatën aktuale në Hoçë të Madhe.
Petroviq shpjegon se ai nuk e ka shitur këtë verë, ka ofruar marrëveshje me autoritetet nga Prishtina, por ata kanë refuzuar të gjitha përpjekjet e tij për ta zgjidhur situatën me marrëveshje.
Dogana e Kosovës mëngjesin e sotëm ka njoftuar se gjatë një kontrolli rutinë në një dyqan në Hoçën e Madhe të Rahovecit kanë zbuluar se pijet alkoolike shiten pa autorizim dhe për këtë kanë marrë vendim për konfiskimin e 42 mijë litrave pije alkoolike, transmeton Koha.
0 komentet