Jevtiq: Për sërbët e Kosovës, Bashkësia e Komunave Sërbe është çështje jete
Zv.Kryetari i Listës Sërbe Dalibor Jevtiq, ka thënë mbrëmjen e sotme se sërbët e Kosovës po ndjekin me vëmendje gjithçka që ndodh sot në Bruksel dhe janë të sigurtë presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq me delegacionin nga Beogradi, gjithmonë ashtu si dhe sot, mbron interesat mbi të gjitha jetën dhe mbijetesën e sërbëve në Kosovë por çfarë është më e rëndësishmja, Bashkësinë e Komunave Sërbe.
“Dimë që takimi i sotëm nuk ka qenë aspak i lehtë, por besimi ynë është rezultat i gjithçkaje që kemi përjetuar një dekadë më parë, se gjithçka që bëri presidenti Vuçiq, në fund dha rezultate. Të gjithë sërbët e Kosovës e Metohisë, po ndjekin me kujdes gjithçka që ndodh në Bruksel dhe rezultatet e bisedimeve”, ka thënë Jevtiq për TV Pink.
Ai ka thënë se publiku duhet të kuptojë sesa e rëndësishme është për sërbet e Kosovës BKS.
“Kushdo që e paraqet si çështje politike, për ne nuk është e tillë, por çështje jete, pasi jemi në një situatë me prezencë konstante të forcave speciale policore në Shtërpcë, në veri të K&M si dhe në vende të tjera dhe kjo qysh kur Albin Kurti është në krye të qeverisë. Organi i përkohshëm u mbyll me vendim politik, personat u ndaluan pa arsye dhe prova”, ka thënë Jevtiq.
Kryesisht për këtë është e rëndësishme që sërbët të kenë institucionet si BKS ku përmes saj të mbrojnë jetët e tyre, mbijetesën, arsimin, shëndetësinë, të kujdesen për zhvillimin ekonomik, ka nënvizuar Jevtiq.
Ky i fundit ka vlerësuar se është e turpshme që opozita në Beograd flet negativisht për BKS dhe kur dëgjon të tilla fjalë kundër asaj që sërbëve të Kosovës u duhet për të mundësuar mbijetesën e tyre.
“Me marrëveshjen e Brukselit për BKS, ruajtëm paqen. Vuçiq, duke ruajtur paqen, bëri të mundur zhvillimin ekonomik të Sërbisë si vend, dhe me siguri, ata që folën keq për Marrëveshjen e Brukselit, do të shikojnë se Vuçiq kishte një vizion, njohuri dhe mirëkuptim për momentin në të cilin ndodhemi dhe rrethanat në të cilat jetojmë, për t'i marrë parasysh të gjitha këto, ndërmorëm vendimin më të mirë të mundshëm. Prandaj sërbët i besojnë më shumë Vuçiqit” ka thënë Jevtiq.
0 komentet