Jevtiq: Gjuriq me mbështetjen e presidentit Vuçiq hodhi themelet për unitetin e serbëve në Kosovë e Metohi
Nënkryetari i Listës Serbe, Dallibor Jevtiq, në një intervistë për Tanjug, duke folur për seancën e sotme të Kuvendit të Serbisë ka deklaruar se do të dëshironte të shihte atë lloj uniteti në mesin e deputetëve “që mbizotëron në mesin e serbëve në Kosovë dhe Metohi dhe për të cilin ndër të tjera është përgjegjës ambasadori aktual serb në SHBA, Marko Gjuriq”.
Jevtiq tha se ai ende mendon, bazuar në atë që ka parë lidhur me sjelljen e opozitës, se do të duan ta shfrytëzojnë këtë moment të rëndësishëm për të fituar pikë politike.
“Por ata duhet të kuptojnë se kjo nuk është në dëm të ndonjë politike, por në dëm të shtetit të Serbisë... Unë do të doja të shihja unitet të paktën në atë nivel që kemi arritur në Kosovë, për të cilin, ndër të tjerët, e meriton Gjuriq (ambasadori i Serbisë në SHBA) i cili hodhi themelet me mbështetjen e plotë të Aleksandar Vuçiqit, pa të cilin nuk do të kishte ndodhur, tha ai dhe theksoi se të gjithë janë dëshmitarë se ky unitet i ka mbështetur në momente të vështira. Fatkeqësisht, siç shtoi ai, në bazë të asaj që dëgjohet nga disa politikanë të opozitës, mund të konstatohet se ata nuk e kanë kuptuar se çfarë do të thotë ky unitet dhe se të gjithë situatën duan ta shfrytëzojnë për diçka tjetër”, tha Jevtiq.
0 komentet