Jevtiq: Serbët nuk janë ata që provokojnë konflikte, tashmë po eshtë Prishtina
Kryetari i Komunës së Shtërpcës dhe nënkryetari i Listës Serbe, Dallibor Jevtiq, ka thënë sot se tubimi i djeshëm i serbëve nga Kosova në Rudar ka treguar qartë jo vetëm unitet dhe harmoni, por edhe se kur kohët janë të vështira, të gjithë serbët në Kosovë dhe Metohi, si nga veriu ashtu edhe nha jugu të Ibrit, kanë një mesazh të përbashkët se duan të jenë në token tonë dhe të jetojnë në paqe, raporton RTV.
Jevtiq ka thënë për TV Prva se nuk janë serbët në Kosovë ata që me veprimet e tyre po provokojnë ndonjë përshkallëzim të konfliktit, por se kjo bëhet me deklarata nga Prishtina.
“Kur dikush thotë se barrikadat do të hiqen së bashku me viktimat, ky është një mesazh i qartë se cili është qëllimi i dikujt”, theksoi Jevtiq.
Ai ka treguar se serbët nga Kosova në tubim e djeshëm kanë thënë qartë se nuk e shohin problemin mes dy popujve, por në atë që udhëheq qeverinë në Prishtinë, i cili është Albin Kurti.
Jevtiq theksoi se që kur është bërë kryeministër Kurti ka provokuar me lëvizje të njëanshme dhe shtoi se pyetja per bashkësinë ndërkombëtare është se çfarë po bën ajo për të parandaluar që Kurti të fillojë një konflikt me qëllim të dëbimit të serbëve të mbetur nga Kosova.
komentet