Jevtiq me Zijade: Zbatimi i marrëveshjeve të arritura është më i rëndësishmi, nevojitet kthimi i besimit tek institucionet
Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ka biseduar sot me Përfaqësuesen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë dhe shefen e misionit të UNMIK-ut, Karollina Zijade, dhe siç është raportuar, gjatë takimit u konstatua se zbatimi i marrëveshjeve të arritura në dialog është më i rëndësishmi dhe se nga kjo varet kthimi i serbëve në institucionet, por edhe kthimin e besimit ndaj tyre.
Siç ka njoftuar Komuna e Shtërpcës në llogarinë e tyre në Facebook, Jevtiq ka biseduar me Zijadën për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Bashkësinë e Komunave Serbe, sigurinë, ekonominë dhe e njohu bashkëbiseduesin me ndikimin dhe pasojat e politikës së lartë, si dhe me ndikimin e negociatave në Bruksel në jetën dhe sigurinë e “njerëzve të zakonshëm” në Kosovë.
“Reagimet dhe veprimet e qytetarëve ndaj negociatorëve në Bruksel janë të ndryshme, por ajo që të gjithëve na duhet dëshpërimisht është kthimi i besimit tek institucionet dhe kjo është gjëja konkrete që ndikon në jetën e qytetarëve tanë. Sjellja dhe trajtimi i papërshtatshëm i institucioneve të pushtetit qendror ndaj institucioneve të pushtetit lokal, në mënyra dhe procedura të ndryshme, të pazakonta, çojnë deri në humbjen e besimit të qytetarëve tanë ndaj tyre”, tha Jevtiq.
Po ashtu, sipas njoftimit, ai e ka njoftuar bashkëbiseduesin e tij për të gjitha vështirësitë nëpër të cilat po kalonte komuna e Shtërpcës dhe qytetarët e saj në periudhën e kaluar, duke filluar me arrestimin e ish-kryetarit dhe punonjësit të Komunës, mbylljen e Organit të Përkohshëm për komunën e Shtërpcës dhe ngritjen e kallëzimit kundër punonjësit, aksionet policore ku serbët janë arrestuar me akuza të ndryshme të pabaza dhe akuza të tjera, që përmes vetëqeverisjes lokale vijnë nga autoritetet qendrore.
0 komentet