Jevtiq: Uniteti është forca dhe nevoja më e madhe e popullit serb në Kosovë

Dalibor Jevtić
Burim: Kosovo Online

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, tha sot se uniteti ka qenë dhe do të jetë forca më e madhe dhe nevoja më e madhe e popullit serb në Kosovë dhe ka theksuar se qëllimi i veprimeve të Listës Serbe është bashkimi i popullit, por edhe në kuptimin politik dhe në çdo kuptim tjetër.

Jevtiq tha se veprimi i përbashkët me shtetin e Serbisë është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe shtoi se Lista Serbe është e vetmja parti në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

"Pikërisht për të parandaluar gjithçka që mund të shihnim në të kaluarën dhe jo aq të largët. Në Prishtinë ka disa serbë në qeveri që nuk janë kundër hapjes së muzeut të gjenocidit, të cilët ngritën dorën në favor të konfiskimit të pronës serbe nga nikoqirët serbë në veri të Kosovës, atëherë është e qartë pse është e nevojshme për Listën Serbe të jetë në ato vende në institucionet që janë të garantuara”, tha Jevtiq.

Jevtiq ka thënë se situata për serbët në Kosovë nuk është e lehtë dhe se rrethanat nuk janë aspak të lehta sepse siç thotë ai, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po bën gjithçka që jeta dhe pozita e serbëve të jetë sa më e vështirë e mundur dhe të detyrohen serbët të largohen nga ato zona përmes këtyre proceseve.

“Në këto rrethana, ne po shkojmë drejt 9 shkurtit, duke pritur që çdo ditë në vijim të jetë gjithnjë e më e vështirë, sepse Kurti do të marrë masa për disa lëvizje radikale për të rritur popullaritetin e tij për të fituar ato zgjedhje”, theksoj Jevtiq.

Ai ka theksuar se në rrethana të tilla Lista Serbe do të luftojë që t'i fitojë të 10 mandatet dhe të mos lejojë askënd të kontrollojë votat serbe në Kuvendin e Prishtinës.

“Të mos lejojmë që të ndodhin procese të tjera dhe këtë e kemi theksuar disa herë përmes shembujve që kemi pasur në të kaluarën jo të largët, por edhe në përgjithësi kur p.sh. është votuar në kuvendin në Prishtinë me votat serbe, fundi i pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës dhe humbëm një mekanizëm të fuqishëm ndërkombëtar për mbrojtjen e popullit serb. Nuk duhet ta lejojmë më këtë, të 10 mandatet duhet t'i kemi në duart e Listës Serbe”, tha Jevtiq.