Jovanoviq: Serbët në Kosovë janë si pengje në geto, provokimet e Prishtinës menjëher duhet të ndalen

Živadin Jovanović
Burim: Medija centar Beograd

Ish-shefi i diplomacisë jugosllave, Zhivadin Jovanoviq, paralajmëroi se shkaku kryesor i krizës së zgjatur në veri të Kosovës është se liderët shqiptarë në Prishtinë nuk janë të interesuar për asgjë tjetër përveç se Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të gjithë serbët e arrestuar padrejtësisht, të tërhiqen njësitë speciale dhe të mbyllen bazat e tyre në zonat ku jetojnë Serbët, të largohen kryetarët e emëruar në mënyrë të paligjshme dhe të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, siç është rënë dakord dhe nënshkruar në Bruksel në vitin 2013.

“Edhe pse krahina është ende nën mandatin e Kombeve të Bashkuara, udhëheqja shqiptare, me mbështetjen e promotorëve të saj perëndimorë, thjesht injoron Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri më tani, vazhdimisht provokon Serbët, shkel të drejtat themelore të njeriut si dhe sigurin personale, lirin e lëvizjes, pronat private, të përmendi vetëm disa. Rreth 130.000 serbë në krahinë po trajtohen si pengje në geto, ndërsa 250,000 Serbë të tjerë të dëbuar ende nuk iu lejohen të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre”, tha Jovanoviç në një intervistë për një portal italian.

Ai shton se, për fat të keq, vendet perëndimore, në radhë të parë SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania, me këmbëngulje e injorojnë këtë realitet shqetësues.

“Është e qartë se ata nuk janë të gatshëm të ndërmarrin asnjë masë konkrete për të detyruar udhëheqjen shqiptare të respektojë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe marrëveshjet e Brukselit dhe as të respektojë të drejtat elementare të njeriut kur bëhet fjalë për Serbët. Politika e tyre e standardeve të dyfishta tani shfaqet në formën e ndëshkimit të Serbisë përmes një pale të tretë sepse ajo nuk e njeh shkëputjen e njëanshme dhe të paligjshme të Kosovës dhe Metohisë, sepse ajo mbetet ushtarakisht neutrale dhe sepse nuk vendos sanksione ndaj Rusisë”, thotë Jovanoviq. 

Ai theksoi se Serbia dhe Serbët janë të vendosur për paqe, për një zgjidhje paqësore të bazuar në parimet universale të së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Askush nuk duhet të presë që Serbia të njohë shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. Është jashtëzakonisht e rrezikshme që të njëjtat palë që kryen agresionin në vitin 1999 dhe imponuan njohjen e ndarjes kriminale në vitin 2008, tani po përpiqen ta detyrojnë Serbinë ta legalizojë të gjithë këtë, duke maskuar kështu në mënyrë retroaktive krimet e tyre si diçka gjoja morale dhe paqësore dhe pa synime ekspansioniste dhe hegjemoniste”, thotë Jovanoviq.

Ai tha se kushdo që qëndron pas tyre, duhet të ndalen provokimet e Prishtinës, të respektohen të drejtat e njeriut të Serbëve, si dhe marrëveshjet e nënshkruara të Brukselit sipas tekstit të tyre origjinal dhe se dialogu për normalizim duhet të vazhdojë.