Lista Serbe: Me arsyetimin e incidenteve dhe qëllim të krijimit të alibisë për praninë e forcave speciale në zonat serbe
Lista serbe njoftoi se në emër të popullit serb dënon ashpër incidentin që ndodhi mbrëmë, kur persona të panjohur hodhën me gjasë një bombë shokuese në afërsi të vendbanimit Tri solitera në Mitrovicën e Veriut. LS thekson se janë të bindur se kjo është bërë me qëllim për të arsyetuar praninë e shtuar të forcave speciale të armatosura dhe automjeteve të blinduara që mbrëmë pas këtij incidenti kanë qenë në rrugët e Mitrovicës Veriore dhe kanë frikësuar qytetarët.
“Hedhja e fishekzjarreve apo mjeteve të ngjashme piroteknike nuk është krim në vetvete, por ajo që na shqetëson është se paaramendimi i incidenteve të tilla ka për qëllim krijimin e alibisë për praninë e forcave speciale të Kurtit në zonat serbe, dhe vazhdimin e represionit ndaj popullit tone, si dhe arrestime të pabaza”, thonë nga Listat Serbe.
Ata theksojnë se bomba shokuese është hedhur në një zonë nën vëzhgimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës.
“Dëshirojmë të informojmë opinionin se edhe në rastin e gjoja zbulimit të armëve në automjet dhe bombës së supozuar të hedhur në afërsi të ndërtesës së komunës, është interesant fakti se kjo bombë shoku është hedhur edhe në një zonë që ka qenë nën kontroll të plotë të njësive speciale të Kurtit për javë të tëra”, tha Lista Serbe.
Ata përsëritën kërkesën drejtuar KFOR-it dhe EULEX-it për të forcuar praninë e tyre në Mitrovicën e Veriut, për të parandaluar, siç thonë, incidentet e rreme.
“Prandaj përsërisim kërkesën drejtuar KFOR-it dhe EULEX-it që të forcojnë praninë e tyre në veri të Kosovës dhe Metohisë, veçanërisht në Mitrovicën e Kosovës për të parandaluar këto incidente të rreme, të cilat, e përsërisim, regjimi i Kurtit me mjeshtëri i përdor si alibi për të justifikuar prania e njësive parapolicore, keqtrajtimi i popullit serb dhe arrestimi i serbëve”, thuhet në njoftim.
komentet