Jovica Arsiq deportohet nga Kosova dhe i merret shtetësia

Končulj
Burim: KoSSev

Jovica Arsiq nga Strelica në Komunën e Kamenicës së Kosovës i cili është i punësuar në MPB të Sërbisë, është deportuar sot sipas urdhërit të Drejtorisë së Migracionit në Prishtinë, pasi më herët gjatë ditës u arrestua në vendkalimin administrativ të Konçulit, konfirmon për Kosovo onlajn avokati i tij Millosh Nikoliq.

Sikurse na tha Nikoliq në bisedë telefonike, klienti i tij mori ndalim hyrjeje në Kosovë për pesë vite dhe i’u mor shtetësia.

“Do të zbatojmë gjithçka që mundemi nga aspekti ligjor. Do t’a apelojmë këtë vendim, por fatkeqsisht apeli ynë nuk shtyn egzekutimin. Gjithashtu, do të nis çështje administrative para Gjykatës Administrative sesi të ulim harkun kohor të ndalimit pesëvjeçar për hyrje në Kosovë” ka thënë Nikoliq.

Ky i fundit shtoi se Arsiq prej vitesh ka qenë i punësuar në Drejtorinë e Policisë në Vranjë dhe kurrë nuk ka patur probleme deri tani me autoritetet kosovare.

Arsiq është sërbi i pestë që është arrestuar pasi është i punësuar në MPB të Sërbisë. Autoritetet kosovare pretendojnë se arsyeja për marrjen e shtetësisë është neni 24 i ligjit kosovar rreth shtetësisë sipas të cilës personi mund të informojë autoritetet nëse është i punësuar në shërbimet e sigurisë jashtë Kosovës.

Millan Zllatanoviq nga Ropotova e Madhe u deportua nga Kosova në vendkalimin e Tokës së Bardhë tri ditë më parë.

Më herët policia kosovare ndaloi Mlladen Millojeviqin nga Lleposaviqi, Aleksandar Mirkoviqin nga Parteshi, Nikolla Vujoviqin nga Zubin Potoku dhe Millan Simiqin nga Babin Mosti.

Mirkoviq, Vujoviq dhe Millojeviq ashtu sikurse dhe Zllatanoviq, janë pjestarë aktiv të MPB të Sërbisë, ndërsa Simiq polic në pension.

Zyra për Kosovë e Metohi ka bërë të ditur më herët sot se do të informojë përfaqësuesit ndërkombëtarë për edhe një tjetër ndalim të paligjshëm dhe dëbimin e sërbit të punësuar në MPB.

“E turpshme që mbarë komuniteti ndërkombëtar nuk përmend dëbimin dhe persekutimin e paligjshëm të sërbëve, të cilat shkelin të drejtat themelore të njeriut dhe kërcënojnë të gjitha liritë e garantuara nga konventat ndërkombëtare” theksohet nga Zyra për K&M.