Zyra për KeM: Me urdhër të Kurtit u arrestua edhe një polic serb, bashkësia ndërkombëtare hesht për përndjekjen

Në vendkalimin administrativ në Konçul sot është arrestuar edhe një polic serb, njoftoi Zyra për Kosovë dhe Metohi dhe vlerësoi se është “e turpshme që e gjithë bashkësia ndërkombëtare po hesht për dëbimin dhe përndjekjen e paligjshme të serbëve”.
“Me urdhër të Albin Kurtit, sot në vendkalimin administrativ në Konçul është arrestuar edhe një polic serb, J. A. nga fshati Strelcë në komunën e Kamenicës së Kosovës. Ai është një familjar i ndershëm, i punësuar në Drejtorinë e Policisë në Vranjë dhe prej vitesh ka udhëtuar pa pengesa mes Kamenicës së Kosovës dhe Vranjës, duke kryer me nder punën e tij në Serbinë qendrore”, thuhet në deklaratë.
Shtohet se ai fillimisht është ndaluar në vendkalimin administrativ, dhe më pas është dërguar në të ashtuquajturin qendër deportimi në Prishtinë.
“Zyra për Kosovë dhe Metohi i ka siguruar ndihmë juridike dhe do t’i informojë përfaqësuesit ndërkombëtarë për një tjetër arrestim dhe dëbim të paligjshëm të një serbi të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Është e turpshme që e gjithë bashkësia ndërkombëtare po hesht për dëbimin dhe përndjekjen e paligjshme të serbëve, të cilëve po u shkelen të drejtat themelore të njeriut dhe po u rrezikohen të gjitha liritë e garantuara nga konventat ndërkombëtare”, thuhet nga Zyra për KeM.
Kujtohet se ky është rasti i pestë i përndjekjes politike të serbëve në ditët e fundit.
“Ata janë viktima të veprimeve të motivuara politikisht nga regjimi në Prishtinë, i cili shkel edhe rregullat e veta kur bëhet fjalë për të dëmtuar serbët”, përfundon Zyra për KeM.
0 komentet