Kallas: I domosdoshëm kapërcimi i së kaluarës, së shpejti do të thërras në Bruksel përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës
Përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetarja e Komsionit Europian Kaja Kallas në konferencën për gazetarët në Beograd, ka theksuar se e rëndësishme është kapërcimi i së kaluarës dhe se planifikon që së shpejti të thërrasë përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel për të biseduar rreth raporteve dhe vazhdimit të dialogut.
Kallas theksoi se synimi politik i Sërbisë është anëtarësia në BE.
“Gjatë vizitës jam takuar me presidentin Vuçiq, kryeministrin Macut, kryetaren e parlamentit, partitë opozitare dhe përfaqësues të rinisë. Qëndrimet kanë qenë të ndryshme por që të gjithë dakordësohemi për rrugën europiane të Sërbisë, nevojshmërinë e reformave dhe për dialogun me Prishtinën. Do të nis me zgjerimin e BE. Jemi thellësisht të përkushtuar në atë që vendet e Ballkanit Perëndimor shfrytëzojnë momentin për zgjerim. Ky proçes zgjat disa kohë, por që gjithmonë egziston momenti politik dhe ai është tani. Europa e Bashkuar është vizioni i vetëm ku të gjithë duhet të punojmë. Nga bisedat e mia me lidershipin politik sërb, anëtarësia në BE ngelet synimi kryesor politik” ka thënë Kallas.
Kjo e fundit shtoi se duhet të shikohen aksione që kjo të konfirmohet.
“Nuk ka justifikime, duhet të shikojmë reforma të qarta sesi do të shkohet drejt anëtarësimit. Hapat e mëpasshëm janë të qartë-përfshirë lirinë e medias, luftën kundër korrupsionit, reforma zgjedhore dhe ato duhet të jenë të vërteta dhe nuk mund të jenë vetëm letër ngjitëse. Këto reforma do t’u mundësojnë qytetarëve dhe njerëzve në Sërbi dhe ato çka kërkojnë qindra mijëra demonstrues-respektimin e autonomisë së universiteteve” tha ajo. Sikurse theksoi duhet të kapërcehet e kaluara dhe të punohet për të ardhshmen e përbashkët. Ndaj, shtoi ajo, së shpejti planifikon të thërrasë përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel.
“Në bisedime folëm dhe për kufijtë, çka është shqetësim europian. Sërbia është para zgjedhjes strategjike se ku dëshiron të jetë, por që duhet të flitet dhe për vlerat. Folëm dhe për raportet e Sërbisë me fqinjin më të afërt dhe normalizimin e raporteve me Kosovën, këto nuk janë vetëm raporte, por e rëndësishme është që të kapërcehet e kaluara dhe të fokusohen tek e ardhmja e përbashkët. Kam në plan të thërras sa më parë në Bruksel përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës për të folur rreth marrëdhënieve dhe dialogut. Vura në dukje dhe marrëdhëniet në B&H pasi prej saj varet dhe paqja në rajon” ka thënë Kallas.
Kur bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, ajo tha se nga Beogradi do të udhëtojë në Kosovë dhe se aty do të diskutojë për të gjitha problematikat që egzistojnë në raportet mes tyre.
Tha se në dialog egziston përfaqësues i ri special që do të punojë për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Pristhinës.
“Jam e re në këtë proçes dhe nuk mundem ende të vlerësoj dhe as të flas rreth asaj se çka vlen aty apo jo, e rëndësishme është që do të punojmë në të” theksoi Kallas.
Kur bëhet fjalë për ndarjen e gjyqësorit, të pushtetit egzekutiv dhe legjislativ, tha se kjo është shumë e rëndësishme për BE dhe kjo pritet nga vendet kandidate.
"Gjykatat duhet të jenë të pavarura, tek puna e tyre nuk duhet të ndikohet dhe kjo duhet të jetë dhe praktikë të vendeve kandidate", theksoi Kallas.
E pyetur rreth vizitëës së presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq në Moskë, Kallas tha se ajo foli për këtë temë me Vuçiqin në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë.
"Fola për vizitën në Moskë në Tiranë me presidentin Vuçiq dhe i thashë se nuk e kuptoja përse ishte e rëndësishme të qëndroje krah për krah me njeriun që bën dhunë në Ukrainë. Presidenti Vuçiq sqaroi qëndrimin e vet dhe patëm diskutime mjaft intensive rreth kësaj. Për këtë folëm dhe me Qeverinë e Sërbisë, presim që vendet kandidate të harmonizojnë politikën e tyre të jashtme me Bashkimin Europian. Nëse doni të jeni në BE, atëherë duhet të punojmë bashkarisht dhe të jemi të unifikuar", theksoi Kallas.
Kjo e fundit komentoi dhe faktin se qytetarët e Sërbisë janë të pakënaqur me proçesin e ngadaltë të integrimit europian dhe tha se është një proces i bazuar në meritë.
"E kuptoj që tek qytetarët zgjatja e këtij proçesi, shkakton pakënaqësi, pasi shumë nuk i shikojnë përfitimet nga kjo. Mund t'ju them se shikoj që momentalisht egziston moment shumë i mirë politik dhe kjo duhet të shfrytëzohet. Estonia pati mundësi të vogël për të hyrë, por që shfrytëzuam momentin e duhur, pas së cilës të gjitha mundësitë u mbyllën. Bashkimi Europian dhe zgjerimi i tij, është një proces i bazuar në merita. Vij nga vendi që ka përparuar mjaft pas hyrjes në BE dhe prosperiteti i njerëzve është rritur. Pajtohem që edhe ne nga ana europiane, duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë për të ulur pakënaqësitë", ka thënë Kallas.
Kallas gjatë vizitës dy ditore në Sërbi, është takuuar me presidentin Aleksandar Vuçiq, kryeministrin Gjuro Macut, ministrin e punëve të jashtme Marko Gjuriq dhe kryetaren e parlamentit Ana Bërnabiq.
Pas vizitës në Beograd, Kallas sot do të udhëtojë në Prishtinë ndërsa të premten do të vizitojë Maqedoninë e Veriut.
0 komentet