Vuçiq me Kallas: Prioritet mbrojtja e sërbëve në Kosovë, BKS parakusht për përparim në dialog

Aleksandar Vucic i Kaja Kalas
Burim: Instagram

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka ftuar mbrëmjen e sotme përfaqësuesen e lartë të Unionit Europian për politikë të jashtme dhe siguri Kaja Kallas, e cila ndodhet për vizitë në Sërbi.

“Bisedë e çelët me Kaja Kallasin rreth temave kyçe gjeopolitike, situatën e sigurisë në rajon, rrugën europiane të Sërbisë dhe dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës” ka përcjellë Vuçiq në Instagram.

Ai tha se Sërbia është e përkushtuar për dialog konstruktiv, nën patronazhimin e BE si mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe se mbrojtja e popullit sërb në Kosovë është prioritet absolut.

“E kujtova se formimimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe nuk është vetëm detyrim nga marrëveshja, por dhe parakusht për avancim të mëtejshëm tek dialogu dhe çdo lloj normalizimi marrëdhëniesh” ka shkruar presidenti i Sërbisë.

Vuçiq dhe Kallas biseduan dhe për proçesin e harmonizimit të Sërbisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE.

“Jam i bindur se Sërbia si shtet që përpiqet për anëtarësi në BE, ka kapacitet dhe do kontribuojë për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe vlerave të përbashkëta europiane, nën ruajtjen e interesave të veta vitale kombëtare. Sërbia ngelet partner i besueshëm me të gjithë që përpiqen sinqerisht për bashkëpunim, përparim dhe të ardhme të përbashkët europiane” ka thënë Vuçiq.