Katrugalos: Vendimi i Greqisë për të votuar pro aplikimit të Kosovës në KE nuk kontribuon në stabilitetin e Ballkanit

Grčka i Kosovo zastave
Burim: Reporteri

Ish ministri i punëve të jashtme të Greqisë Jorgos Katrugalos ka thënë se vendimi i qeverisë greke për të mbështetur kërkesën e Kosovës për të filluar procedurat për pranim e saj në Këshillin e Europës, nuk kontribuon paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Katrugalos në Tuiter ka thënë se Greqia përherë duhet të promovojë paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe të mbështesë hapat për zgjidhjen e pranueshme nga të dy palët.

"Ky qëllim nuk kontribuon vendimin e qeverisë se vota për pranimin e Kosovës për në Këshillin e Europës, ndryshon nga vendet e tjera të BE të cilat nuk e njohin Kosovën përfshirë Spanja, Rumania, e veçanërisht Qipro të cilat votuan kundër. Rreth këtij qëndrimi nuk është biseduar me forcat politike ndonëse ndryshon, pa spegim, qëndrimin e prerë grek. Njëkohësisht kjo dobëson rolin ndërmjetësues që Greqia duhet të ketë në rajon” ka thënë Katrugalos.