Vuçiq me Sakellaropullun: Serbia dhe Greqia janë të përkushtuara ndaj Kartës së OKB-së dhe respektimit të integritetit territorial
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se ai dhe Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropulu, konfirmuan respektin e ndërsjellë për Kartën e OKB-së dhe integritetin territorial të dy vendeve.
Vuçiq tha në konferencën e përbashkët për shtyp se presidentja greke shprehu qartë dhe pa mëdyshje mbështetjen dhe respektin për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.
“Serbia dhe Greqia kanë konfirmuar përkushtimin dhe mbështetjen e tyre ndaj parimeve të Kartës së OKB-së, Rezolutës së OKB-së, integritetit territorial të njëra-tjetrës dhe ashtu si Greqia mbështet integritetin e Serbisë, Serbia gjithashtu mbështet integritetin e Republikës së Greqisë në tokë, det, ishuj dhe ajër. I jam mirënjohës presidentes për mbështetjen e qartë dhe pa mëdyshje”, tha Vuçiq.
Sipas tij, për Serbinë respektimi i të drejtës ndërkombëtare është e rëndësishme dhe shtoi se e ka njoftuar presidenten se është jashtëzakonisht e rëndësishme të gjendet një zgjidhje kompromisi me Prishtinën.
"Ne duhet të ruajmë stabilitetin dhe paqen në rajon sepse është në interesin tonë jetik. Në përputhje me këtë është edhe vazhdimi dhe përshpejtimi i rrugës sonë evropiane dhe falënderova presidenten dhe delegacionin grek për mbështetjen që po i japin Serbinë”, tha Vuçiq.
Kur është fjala për rrugën evropiane të Serbisë, presidenti thotë se beson se Serbia këtë vit mund të arrijë një përparim disi më domethënës dhe shton se rruga evropiane është e rëndësishme edhe për shkak të investimeve dhe progresit të mëtejshëm të ekonomisë.
Presidenti thotë se vitin e kaluar Serbia dhe Greqia kanë shkëmbyer mallra në vlerë prej 788.5 milionë euro dhe se këtë vit pritet të jetë 1 miliard.
Siç tha ai, Serbia dhe Greqia kanë më shumë se marrëdhënie tradicionale miqësore, motrash.
“Popujt tanë e kuptojnë njëri-tjetrin shumë mirë dhe politikanët janë aty për të ndjekur atë që ndjejnë popujt dhe për ta vënë në praktikë atë”, tha presidenti i Serbisë, duke shtuar se bashkëpunimi në të gjitha sferat është i rëndësishëm dhe se Serbia dhe Greqia do të festojnë 145 vjet vitin e ardhshëm nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike.
Në këtë kuptim, ai tha se me presidenten e Greqisë ka biseduar për shfaqjen e thesarit të faltores më të madhe serbe që ndodhet në territorin e Greqisë - manastirin Hilandar në Beograd dhe Athinë.
Vuçiq po ashtu thekson se kanë biseduar për dy gjëra më të rëndësishme – lidhjen infrastrukturore ndërmjet Serbisë dhe Greqisë.
"I paraqita presidentes hekurudhën e shpejtësisë së lartë në Serbi. Korridori Budapest - Beograd - Shkup - Selanik - Pire - Athinë është i rëndësishëm për ne. Përveç lidhjes, është e rëndësishme edhe për trafikun e mallrave, qasjen në mallra që janë më të lira nga deti, tha ai, duke shtuar se një temë tjetër ishte lidhja energjetike”, tha Vuçiq.
Serbia është në rrugën evropiane
Serbia është në rrugën evropiane dhe dëshiron të bëhet anëtare e plotë të BE-së, por ne jemi të vetëdijshëm se kjo nuk varet vetëm nga ne, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se varet nga ajo që pritet zyrtarisht nga Serbia, e ka të bëjë me dialogun me Prishtinën.
Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten grek, tha se për rrugën drejt BE-së, Serbia duhet të bëjë shumë më tepër në fushën e reformave.
“Megjithatë, varet edhe nga situata politike dhe marrëdhëniet në BE, nga blloqet e ndryshme, nga interesat, nuk do të them se ka pasur lodhje dhe mos harroni se Serbia u akuzua për prishje të marrëdhënieve në rajon me urdhër të Putinit dhe gjithçka doli të ishte gënjeshtër dhe askush nuk u kërkoi falje serbëve. Por kjo foli edhe për disponimin për pranimin e anëtarëve të rinj”, tha Vuçiq.
Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor dhe kur flasim për ekonomi, siç thotë Vuçiq, gjithmonë për Serbinë flitet për 50 për qind ose më shumë.
"Serbia do të vazhdojë të kontribuojë me një qasje serioze për çështjet rajonale, si dhe për çështjet evropiane dhe botërore. Ne jemi këtu, do ta zbatojmë atë që kemi thënë se do ta zbatojmë, nuk kemi bërë lojëra, fjala e Serbisë do të thotë diçka shumë më tepër dhe është shumë më e rëndësishme sesa nënshkrimi i dikujt tjetër”, tha Presidenti i Serbisë.
Ai thekson se synimi i Serbisë është të përshpejtojë rrugën evropiane dhe të forcojë ekonominë.
0 komentet