Kërtiniq: Përfundon nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e kryekomunarit, u tejkalua numri i pritshmërive

Sanja Krtinić
Burim: Kosovo Online

Një prej iniciatoreve të peticionit për shkarkimin e kryekomunarit të Mitrovicës së Veriut Sanja Kërtiniq konfirmon për Kosovo onlajn se mbledhja e nënshkrimeve ka përfunduar sot dhe theksoi se u tejkalua numri i nevojshëm prej 20% i qytetarëve që morën pjesë në nënshkrimet e peticionit.

"Sot kemi përfunduar me mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin rreth shkarkimit të kryekomunarit. Tejkaluam numrin e nevojshëm por të hënën do të bëjmë të ditur shifrën e saktë", ka thënë Kërtiniq.

Kjo e fundit ka thënë se është jashtëzakonisht e gëzuar me pjesmarrjen e qytetarëve.

Në bazë të të dhënave që KQZ u ka dorrëzuar iniciuesve të peticionit, në listën e zgjedhësve në Komunën e Mitrovicës së Veriut rezultojnë 18.200 zgjedhës, për të nisur peticionin nevojitej nënshkrimi i 20% të tyre ose 3.640 zgjedhës.

Qytetarët e Mitrovicës së Veriut nisën me nënshkrimin e peticionit më 17 janar në Pallatin e Sporteve.

Nënshkrimet për shkarkimin e kryekomunarit u mblodhën edhe në Lleposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.