Këshilli i Sigurisë Kombëtare: Forcat e Armatosura të Serbisë mbeten në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake

Sednica Saveta za nacionalnu bezbednost
Burim: Kosovo Online

Për shkak të përdorimit brutal të forcës nga Albin Kurti dhe forcat e tij kundër popullit serb në Kosovë dhe Metohi, forcat e armatosura të Republikës së Serbisë mbeten në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake deri në njoftimin e mëtejshëm, njoftoi shërbimi për bashkëpunim me media i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas seancës së sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Siç thuhet në njoftim, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë dakorduar të gjitha aktivitetet e nevojshme të sigurisë me qëllim të forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të Serbisë.

Shtohet se është theksuar se KFOR/NATO nuk e ka kryer punën e vet në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen Ushtarako-Teknike nga Kumanova.

“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Millan Mojsilloviq, është i autorizuar të mbajë kontakte të drejtpërdrejta me komandantin e KFOR-it, në përpjekje për të siguruar që KFOR/NATO përmbush funksionin dhe mandatin e tij, në përputhje me aktet përkatëse të OKB-së dhe mbrojtjen e serbëve në Kosovë e Metohi”, thuhet në njoftim.

U konstatua se Serbia do të jetë e vendosur dhe e palëkundur në mbrojtjen e popullit të saj.