Vuçiq: Nuk kemi pasur krizë kaq të madhe dhe të rëndë në Kosovë, i domosdoshëm uniteti

Skup Srbija nade
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme se nuk ka qenë kurrë më parë krizë kaq e rëndë në Kosovë dhe pikërisht për këtë, pas ditës së sotme, është i domosdoshëm uniteti i mbarë qytetarëve. Njëkohësisht paralajmëroi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në të cilën do të diskutohet situata në Kosovë.

"Sot, sikur e prisnin me qëllim këtë ditë, ku një numër domethënës meshkujsh nga veriu i K&M, të vinin në Beograd, për të sulmuar godinat komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Lleposaviq” theksoi Vuçiq në mitingun “Sërbia shpreson”.

Për të gjitha këto, heshtën nga Pesëshja e cila tashmë e dënon këtë, ama vetëm tani kur shqiptarët mbaruan punë.

“Nuk kemi pasur krizë më të vështirë dhe më të madhe në Kosovë. Pas këtij tubimi, kemi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për situatën në Kosovë. Dhe, kam parandjenja frike mjaft të këqija, sepse e di me kë kemi punë” tha Vuçiq.

Pikërisht për këtë dhe çdo gjë tjetër që ka ndodhur, bashkimi, përbashkimi dhe uniteti janë të nevojshme më shumë se kurrë, tha Vuçiq.

Ky i fundit paralajmëroi se po vjen periudhë e vështirë për çështjen e Kosovës, ndoshta më e vështira.

“Ndodhemi të ngjeshur pas murit të gënjeshtërt. Do ruajmë paqen, të kërkojmë paqen. Do të luftoj që çdo sekondë e paqes të zgjasë më shumë, por ju them se sulmi i parë që do të ndodhë ndaj sërbëve në K&M-Sërbia nuk do të qëndrojë duarkryq. Doni të dëboni sërbët? Nuk do t'i dëboni” tha Vuçiq.

Ky i fundit falenderoi të gjithë ata që erdhën në mitingun e sotëm nën mot të keq, vetëm sepse duan Sërbinë e tyre.

“Kur jemi unitarë dhe bashkë, atëherë askush nuk mund të na bëjë asgjë. Më e rëndësishmja është se vetëm një Sërbi e fortë dhe unitare, mund të dalë në fund pa probleme të panumërta” ka thënë presidenti Vuçiq.

Në fillim të fjalimit, ai kërkoi nga të gjithë të pranishmit që të ulin flamujt dhe kokën për të mbajtur një minutë heshtje në përkujtim të fëmijëve të vrarë në shkollën "Vlladisllav Ribnikar", rojen e tyre dhe të rinjtë e vrarë në Dubonë dhe në Orashjen e Vogël afër Mlladenovacit.

“Sot duhet të bisedojmë në heshtje, të dëgjojmë pyetjet dhe përgjigjet, jemi në borxh me fëmijët të cilët i humbëm, fëmijë të cilët duhet t’i ndihmojmë të rriten” ka thënë Vuçiq.

Siç vuri në dukje ky i fundit, pyetjet më të rëndësishme pas 3 majit janë-çfarë u kemi mësuar fëmijëve, çfarë po u mësojmë, çfarë do t'u mësojmë-ndarje apo bashkim.

“Nëse doni të thoni se disa janë të mjerë e të tjerë të lartësuar, a do të dinë të thonë faleminderit, të lutem, apo do të mendojnë se të gjithë të tjerët janë armiq, se me ta nuk duhet të flasin...” nënvizoi Vuçiq.

Presidenti sërb thekson se në aksionin e dorëzimit të armëve ilegale, janë grumbulluar mbi 50 mijë të tilla.

“Integruam policët nëpër shkolla, pothuajse kudo, shumë psikologë e pedagogë. Akoma më shumë duhet të bëjmë që fëmijët, mësuesit dhe prindërit tanë të ndihen të sigurtë” tha presidenti Vuçiq.

Ky i fundit konstatoi se disa tentuan të përfitonin prej tragjedisë, por nuk e kishte fjalën për popullin e “zakonshëm”, sepse njerëzit që rrugëtojnë në protesta, në pjesën më të madhe janë dinjitozë.

“Ata që nuk mund t’i vlerësoj, janë politikanët të cilët do të hyjnë në analet e popullit tonë, sepse shfrytëzuan tragjedinë e madhe”. Ata meritojnë vetëm përbuzje, ndërsa populli respekt”, ka theksuar Vuçiq.

Megjithatë si president i Republikës, u bëra thirrje për dialog dhe këtyre politikanëve të cilët mendojnë gjithçka më të keqen, sepse bisedat janë të nevojshme.

“Porta ime është e çelët prej të nesërmes për të gjithë. Nuk është urrejtja që duhet përdorur për të zgjidhur problemet. Duam popullin që ishte në këto protesta dhe përherë do t'i respektojmë. Na thanë për reality shoë-t, i anuluam, por ato në televizionet e tyre, nuk duan t’i ndalojnë”, tha Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se përgjatë gjithë kohës dëshira e një pjese të politikanëve është vetëm një-si t’a rrëzojnë atë dhe qeverinë.

I ftoj në bisedime, por qeveri kalimtare nuk do të ketë. Sa të jem gjallë, qeveria do të zgjidhet përmes zgjedhjeve. Çmoni masat që kemi ndërmarrë, falënderoni për anulimin e reality shoë-ve dhe na thoni se për çfarë tjetër mund të flasim ende”, tha Vuçiq.

Presidenti theksoi se është krenar për faktin se Sërbia udhëheq politikë të pavarur dhe ndërmerr vendimet e veta se kujt, nëse, dhe kur të vendosë sanksione.

“Vështruam dhe sulmet ndaj KOS. Kjo nuk duhet të ndodhë. Nuk duhet të jeni besimtarë, por nuk mundeni të shembni një nga shtyllat sërbe sepse dikush nga jashtë ju urdhëron” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit vuri në dukje se egzistojnë ende më shumë për t’u bërë në Sërbi, e cila duhet të jetë e sigurt për të gjithë banorët e saj, pavarësisht besimit dhe etnisë.

Kjo është mbrëmja e fundit që po i’u drejtohem si kryetar i PPS (SNS)

Vuçiq tha gjithashtu se për 11 vjet i ka shërbyer me besnikëri shtetit të vet dhe popullit.

"Ndoshta edhe më besnik sesa mund t’a imagjinojnë disa. Dhe për 11 vjet kam qenë në krye të PPS(SNS) partisë më të mirë, më të madhe të njerëzve të ndershëm që kanë ndryshuar Sërbinë. Fituam në të gjitha zgjedhjet, sepse ato nuk kishin politike” tha Vuçiq.

Ky i fundit u shpreh se kjo është mbrëmja e fundit që do të drejtohet si kryetar i PPS(SNS).

“Nga nesër do të jetë dikush tjetër. Unë do të jem anëtar dhe president i të gjithë qytetarëve” tha Vuçiq.

Ky i fundit bëri të ditur se prej ditës së Vidovdanit, do të nisë formimin e Lëvizjes Popullore, për shkak të krizës në të cilën ndodhemi.

“Por i lutem PPS(SNS) të jetë strumbullar i gjithë kësaj, nisim formimin e Lëvizjen për popullin dhe shtetin për të pasur bazë, mbështetje dhe themel për të ruajtur vendin tonë në dy ose në tre vitet e krizës çka do të jenë vendimtare për të ardhmen e Sërbisë. E di që pa PPS(SNS) nuk mundet” tha Vuçiq.

Ky i fundit tha gjithashtu se Lëvizja do të jetë më e gjerë se të gjitha partitë, ku do të mblidhen të gjithë njerëzit e përgjegjshëm, të cilët do të dinë sesa e rëndësishme është rruga drejt BE, por pa telashet e aleancave në lindje.

Ai shtoi se drejtuesit lokalë që nuk kanë punuar mirë do të zëvendësohen.

"Faleminderime për të gjithë në parti me të cilët kam bashkëpunuar, sepse nuk na lanë të urrehemi. Jemi tubuar prej dashurisë. Periudha e luftës më të madhe është para nesh dhe do t'i lusja të mos ndalonin së luftuari. Faleminderit ju për gjithë dashurinë, mbështetjen, gjithçka, vazhdoni të fitoni, unë do t’ju ndihmoj. Vazhdoni për hir të Sërbisë. Ju kërkoj të besoni në Sërbi dhe të luftoni për Sërbinë", tha Vuçiq.

Ai shtoi se është krenar që nuk ka pasur asnjë incident.

Sijarto në sërbisht: Do të vazhdojmë të ndërtojmë miqësi të fortë sërbo-hungareze

Ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së Hungarisë Peter Sijarto, në tubimin „Sërbia shpreson“ është drejtuar në sërbisht duke thënë se si Hungaria ashtu dhe Sërbia, janë vende që mbrojnë veten dhe interesat e tyre kombëtare, të afta për t‘a bërë këtë, falë liderëve të fortë që i udhëheqin.

“Është nder të qëndroj sërish para jush, pas katër vitesh në këtë qytet të mrekullueshëm, në një vend të mrekullueshëm. Përfaqësoj popullin që ju sërbëve ju konsideron si popull vëlla” tha Sijarto.

Ky i fundit shtoi se nuk ka qenë gjithmonë kështu dhe se historia na ka vënë përballë shumë sprovave, kështu që dy vendet shpesh‘herë e kanë perceptuar njëri-tjetrin si armiq.

“Sot gjithçka ka ndryshuar dhe jemi bërë popuj vëllazëror. Kë mund të falënderojmë për këtë? Presidentit tuaj, Aleksandar Vuçiq. Keni president të shkëlqyer”, tha Siarto.

Ky i fundit ka thënë se Vuçiq ka arritur që në vend të armiqësisë historike, dy vendet tani të kenë miqësi historike.

“Nën udhëheqjen e Vuçiqit, Sërbia ndaj komunitetit hungarez në Vojvodinë marrëdhëniet janë në atë mënyrë që mund të shërbejnë si shembull për mbarë botën. Ne hungarezët jemi mirënjohës për këtë”, tha Sijarto.

Daçiq: Nuk e japim Kosovën, nuk e japim Sërbinë

Nuk e japim Kosovën, nuk e japim Sërbinë ka thënë lideri i PSS (SPS) Ivica Daçiq duke theksuar se Prishtina tenton përmes forcës të marrë komunat sërbe në Kosovë.

"Sot e dëgjuat që qeveria e Kurtit në Prishtinë tentoi përmes dhunës të marrë komunat sërbe në Kosovë dhe me këtë rast, të legalizonte dhe legjitimonte okupimin e K&M, vendit tonë çdo hap i të cilit është i mbuluar me gjak sërb, i kënduar me pikëllim sërb, i vërshuar me lot sërb" ka thënë Daçiq.

Çdo metër toke në Kosovë, tha ai, ka heroin e vet nën tokë në varrin e të cilit nuk mundesh të shkosh.

"Duhet t’a dinë se janë të mallkuar të gjithë ata që shtëpinë e vet e kanë ndërtuar mbi varret e të huajve. Të gjithë atyre që dolën mbi vendin tonë, armiqve të jashtëm e të brendshëm, se nuk do t‘a japim Kosovën e Metohinë, nuk do t'i japim Sërbisë, fëmijët tanë, nuk do t'u japim dhunë grave, të rinjtë tanë të na helmojnë...Nuk do t’a japim Sërbinë dhe sërbët“ ka thënë Daçiq.

Dodik: Nuk ka liri pa shtet, mbështetje për sërbët në Kosovë, në RS, Mal të Zi dhe mbarë botën

Nuk ka liri pa shtet, dhe për këtë është e rëndësishme që sot të jemi me njerëzit tanë në Kosovë, Republikën Sërbe të Bosnjës, Mal të Zi dhe mbarë botën, ka thënë presidenti i RS Millorad Dodik në tubimin "Sërbia shpreson" mbajtur në Beograd.

“E rëndësishme është se sot të themi se duam Sërbi stabile, normale që të brengoset, që di të mbledhë forcë, të dijë të gëzohet. Kjo Sërbi e cila udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiq, ne besojmë dhe e mbështesim” tha Dodik.

Ky i fundit kujtoi se Sërbia dhe populli sërb, sot janë në pikëllim për vuajtjet e fëmijëve që humbën jetën tragjikisht.

„Disa mendojnë se Sërbia është e dobët. Është e trishtuar, por nuk është e dobët, këtë e thotë ky tubim. Është e kotë që britanikët dhe të tjerët të mbledhin satrapë, duke i përdorur gjithmonë verbërisht për ngjarje të tilla”, shtoi Dodik.

Ky i fundit tha se ka ardhur në emër të Republikës Sërbe të Bosnjës të mbështesë Sërbinë.

“Sërbia e udhëhequr nga Vuçiq, e zgjodhi atë si president. Kjo Sërbi duhet dhe meriton të respektohet. Republika Sërbe e Bosnjës vështron Sërbinë dhe shumë janë këtu tani për të treguar se ne jemi një komb”, tha Dodik.

Siç tha ai, sot më shumë se kurrë populli sërb është me vëllezërit dhe motrat e tij në Kosovë, të cilët po luftojnë për liri.

“E rëndësishme të themi se duam Sërbi stabile që pikëllohet dhe gëzohet. Rroftë Sërbia, RS, Rusia” tha Dodik.

Millan Knezheviq: Gjithçka që dhemb në Beograd, na dhemb dhe ne

Një prej liderëve të koalicionit „Për ardhmërinë e Malit të Zi“ ka thënë se dëshiron të përcjellë përshëndetjet nga vëllai Mali i Zi.

“Megjithëse nuk jam më i sigurt se ajo kështu quhet, por që i kanë dhënë emrin Ambasadistan. Dhe si në çdo Ambasadoristan, ambasadorët na thanë se nuk ka nevojë të mbajmë kokën dhe të mendojmë për ta, sepse ata do t‘a bëjnë në vendin tonë. Dhe mjafton kur ata shkojnë të flenë, që të gjithë t'i fikim dritat dhe kur ata ngrihen, ne të vendosim xhezvenë”-ka thënë Knezheviq.

Ky i fundit nënvizoi se në Mal të Zi egzistojnë sërbë e malazezë të nderuar që, siç tha ai, nuk do t‘a njohin kurrë shtetin e fals të Kosovës.

“Nëse Zoti na jep formimin e qeverisë si koalicioni ynë dhe bëhem kryeministër, vendimi i parë është tërheqja e njohjes së turpshme të së ashtuquajturës shtet i Kosovës. Ndaj vëllezër dhe motra sërbe, unë e dua këtë Sërbi, në shi, në diell, në erë, sepse është e veta dhe e pavarur dhe lufton për popullin e vet në K&M të cilët i përshëndes veçanërisht këtë mbrëmje“ tha Knezheviq.

Ky i fundit shtoi se e do Sërbinë pasi nuk do të aktivizohet kurrë në luftë ndaj vëllait Rus.

“Dua Sërbinë me në krye Aleksandar Vuçiq, i cili ndihmoi më së shumti popullin sërb në Mal të Zi, rimbëkëmbi institucionet, ndihmoi KOS, ndihmoi Shkollën Fetare në Cetinje. Tani që ishte në Mal të Zi, premtoi se do të hapim së bashku dy fabrika në veri të Malit të Zi. Dhe kur më pyesin se kë kam më afër-Brukselin apo Beogradin, i pyes "a jeni normalë". Për ne asgjë nuk është më afër sesa Beogradi, Novi Sadi, Prizreni perandorak dhe Mitrovica e Kosovës. Së bashku e filluam këtë rrugëtim historik dhe gjithçka që i dhëmb Beogradit, na dhemb edhe ne” tha Knezheviq.

Në fillim tubuesve i‘u drejtua Mina Mijaillović, nënë e një fëmije me një sëmundje të rrallë, e cila tha se ajo nuk kishte asnjë pritshmëri nga shteti dhe se mund të ëndërronte vetëm për trajtim jashtë vendit 10 vjet më parë.

"Trokita në mjaft dyer, derisa i‘u drejtova institucioneve që më mundësuan të arrij të drejtën për fëmijën tim me ndihmën e shtetit. Duhet të besojmë në veten tonë, në Sërbinë tonë. Jam krenare që nga ky vend të përcjell mesazh unitar. Ne nuk jemi vetëm, Sërbia është me ne” tha ajo.

Aktori Llazar Ristovski tha se tubimi ishte i domosdoshëm që të gjithë të vështrojnë se egziston Sërbia jashtë Beogradit, si shembull i vullnetit të mirë, dorën e zgjatur.

"Por nëse kjo përballje vazhdon, me dy mënyra rrugëdalje, dy katarsisa janë të mundshme, një katarsis kolektiv në të cilin në mënyrë unike do të derdhnim lot gëzimi për një të ardhme më të mirë dhe një tjetër ku gjaku të rjedhë rrugëve. Ndaj le të jemi të zgjuar dhe të unifikuar. Fakti që njerëzit mendojnë ndryshe, nuk do të thotë konflikt por dialog. Dëshira për dialog nuk është dobësi, por forcë, prandaj tani që jemi më të fortë, le t’a shtrijmë dorën e pajtimit” tha Ristovski.

Një numër i madh qytetarësh nga të gjitha pjesët e Sërbisë, erdhën në Beograd ku përmes prezencës së tyre, shprehën mbështetjen ndaj shtetit dhe presidentit Vuçiq. Mes tyre ishin dhe sërbë të Kosovës ku gjatë ditës së sotme, mbërritën në Beograd mënyrë të organizuar, si dhe një grup të rinjsh që kanë mbërritur me këmbë në kryeqytet.

Tubimi nisi me interpretimin e himnit të Sërbisë.