Vuçiq sërbëve të Kosovës: Krenar që ruani vatrat tona dhe kujdeseni për atdheun tonë Sërbinë

Predsednik Srbije Aleksandar Vučić primio Srbe sa Kosova i Metohije
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka ftuar sot në ndërtesën e Presidencës, sërbë të Kosovës të cilët më 17 maj u nisën me këmbë drejt Beogradit ku nesër do të marrin pjesë në tubimin "Sërbia shpreson".

Në pritje merrnin pjesë sërbë të cilët ishin nisur nga Anëmorava Kosovare, si dhe ata të cilët u nisën prej Lleposaviqit pra nga Mitrovica e Veriut, si dhe drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq.

Vuçiq ka theksuar se është krenar që i jepet rasti që të paktën të presë shkurtimisht sërbët e Kosovës për t’i falenderuar për mbështetjen që i japin shtetit të Sërbisë.

"Jam krenar që ruani vatrat tona, kujdeseni për vendin dhe e doni atë përkundër të gjitha presioneve” tha Vuçiq duke i’u drejtuar të ftuarve.

Vuçiq thekson se nuk do të kishte duruar as një kilometër e gjysmë, ndërkohë që kishin duruar më shumë se 300 kilometra në kushte të ndryshme atmosferike, për të treguar dashurinë ndaj atdheut.

Duke precizuar se sot në Presidencë ndodhen “23 heronj”, Vuçiq tha se ata morën rrugën nga drejtime të ndryshme duke përfunduar në Beograd.

“Për ne nuk janë kohë të lehta, para se të vija, Petkoviq më tha se situata është e vështirë dhe se komuniteti ndërkombëtar ka dalë me trikun e radhës për të më presionuar-merr ose lër në fund të qershorit, që të krijohen grupe ekspertësh për të n’a imponuar BKS... I thashë-merre shtruar, asgjë nuk do të ndodhë, as nuk zgjidhet brenda natës. I them se funksioni i Ekipit Drejtues dihet çfarë duam ne në atë çfarë nuk do të pajtohemi”, ka theksuar Vuçiq.

Ai thekson se dihet se Sërbia do të pajtohet vetëm me atë që ishte zgjidhur në marrëveshjen e vitit 2015.

"Dhe do të jetë-kështu ose askurrë. Të huajt kanë mësuar të sillen në mënyrë arrogante dhe duhet të egzistojë ndonjë i trashë, që thotë-nuk mundeni kështu. Ne duhet të mbrojmë atë që ata mendojnë se më herët na është marrë peng dhe këtë e bëjmë falë gatishmërisë suaj për të sakrifikuar veten, për t'u bërë mburojë për mbarë vendin dhe popullin”, tha Vuçiq.

Duke i falënderuar edhe një herë, ai u tha qytetarëve të Sërbisë qëndrore se sërbët nga të gjitha anët e Kosovës janë të pranishëm, të vendosur dhe të fortë për të ruajtur vatrat e tyre.

“Do të përpiqem të ndihmoj edhe kur është e vështirë edhe kur është bukur, do të jem me ju” u tha Vuçiq sërbëve nga Kosova.

Dalibor Jankoviq nga Anëmorava Kosovare falenderoi presidentin për pritjen e bërë, si dhe për atë që bën për të luftuar në mbrojtjen e Kosovës.

“Ndaj udhëtuam drejt mitingut sepse vetëm me ju kemi shpresë për të mbijetuar në K&M” tha Jankoviq dhe i dorëzoi presidentit dhuratë nga Manastiri i Draganacit.

Dejan Marjanoviq nga Lleshka tha se në emër të popullit sërb dhe bashkëluftëtarëve nga Lleposaviqi dhe Mitrovica e Kosovës, mbështet presidentin dhe Sërbinë.

“Dëshirojmë T’Ju ​​falenderojmë, u nisëm para nëntë ditësh duke dashur të tregojmë se mbështesim politikën e presidentit tonë” tha Marjanoviq dhe i dorrëzoi presidentit Vuçiq barjakun për të cilën tha “emri i dashurisë Suaj dhe tonës për shtetin e Sërbisë”