Kfor për akuzat e Alisha Kearns: Nuk ka dëshmi për kontrabandë armësh në kishat ortodokse në Kosovë
Nuk ka asnjë provë për kontrabandën e supozuar të armëve përmes vijës administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kishat ortodokse me autoambulanca, është thën për Kosova Online nga misioni i KFOR-it.
KFOR-i deklaroi se ngjarja e përmendur dje nga deputetja dhe kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alisha Kearns, i referohet vitit 2022, kur Batalioni Mbretëror Fusiliers u angazhua në veri të Kosovës në mbështetje të misionit të KFOR-it.
"Për praninë e supozuar të paligjshme të armëve është raportuar në shtabin e KFOR-it, por pas hetimeve të mëtejshme për të gjetur konfirmimin e kësaj, nuk ka dalë asnjë provë për atë që është raportuar. Nuk ka asnjë dëshmi për kontrabandën e supozuar që është kryer përtej vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Kishën Ortodokse me autoambulancë”, kanë thënë nga KFOR-i.
Ata po ashtu theksuan se ky lloj aktiviteti i takon sundimit të ligjit, që është përgjegjësi e organizatave të sigurisë së Kosovës.
Deputetja britanike dhe kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alisha Kearns, dje ka akuzuar Kishën Ortodokse Serbe për pjesëmarrje në kontrabandën e armëve nga Serbia në Kosovë. Kearns, në një fjalim në seancë të Parlamentit të Britanisë së Madhe, deklaroi se armët kontrabandohen nga Serbia me autoambulanca dhe më pas shkarkohen në kishat ortodokse.
0 komentet