KFOR: Do vijojmë të mbështesim dialogun nën ndërmjetësimin e BE
Kfor vazhdon të mbështesë dialogun nën ndërmjetësimin e BE ku është mjeti i vetëm për arritjen e stabilitetit dhe qetësimit të pakthyeshëm dhe të përhershëm të tensioneve në veri të Kosovës, thuhet në deklaratën e KFOR.
Siç theksohet nga Kfor, komandanti (gjeneral Ristuqa) ky mision do të jetë në kontakt të afërt dhe koordinim me të gjithë bashkëbiseduesit vendas dhe ndërkombëtarë përfshirë përfaqësues të institucioneve në Kosovë, UNMIK, OSBE, Euleks dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Sërbisë.
"KFOR përshëndet të gjitha përpjekjet multietnike që ndërmerren që të dy palët të kthehen në tryezën e negociatave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të shkojnë drejt de-eskalimit dhe të përmbahen nga aktet provokuese të cilat janë kundër interesave të mbarë njerëzve në Kosovë. Misioni i Kfor udhëhequr nga
NATO është të qëndrojë në gatishmëri të plotë për të përmbushur mandatin e vet për të siguruar lëvizjen e lirë dhe të sigurtë për të gjithë komunitetet në Kosovë sipas Rezolutës 1244 të KS të KB të vitit 1999" shkruhet në deklaratë.
0 komentet