Vëllezërit Milliq të cilët ranë në Kosovë më 1999, u jepet titulli i monumentit të luftëtarit, pas vdekjes
Në Kraljevo sot i është dhënë titulli i monumentit të luftëtarit pas vdekjes vëllezërve Milliq, Sërgjan dhe Boban, binjakëve të cilët ranë në vitin 1999 në Kosovë gjatë agresionit të NATO-s.
Ky titull jepet për herë të parë në Sërbi pas dhjetë dekadave si shenjë respekti dhe falenderimi i shtetit ndaj luftëtarëve trima të cilët në vitet ’90 të shekullit të kaluar në luftërat në hapësirën e ish Jugosllavisë kanë mbrojtur atdheun dhe popullin e tyre. Titulli i është dorrëzuar të ëmës së tyre, Nada Milliq e cila sot jeton në Kraljevo.
Titulli është dorrëzuar nga zv.kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Sërbisë Millosh Vuçeviq dhe ministri i punës, punësimit dhe çështjeve sociale Nikolla Sellakoviq,
Vuçeviq tha se sot si Sërgjani dhe Bobani, ish oficerë të ushtrisë sonë, si dhe vëllai i tyre i madh Goran dhe babai Dragoljub, ndodhen aty ku janë ata që e jetuan jetën e tyre me virtyt dhe ndershmëri, të cilët e bartën kryqin e tyre në golgotën e tyre ashtu siç e bëri Zoti ynë.
“Kanë vendin e tyre në mbretërinë e qiejve ku nuk ka as pikëllim as dhimbje dhe ku qëndrojnë si engjëjt e qiellit me Atin, të birin dhe shpirtin e shenjtë-në vendbanimet qiellore. Shpirtrat e tyre të devotshëm janë sot me ne. Ata janë të katër në çdo lindje dhe perëndim të diellit, në netët me yje, në erën e barit dhe zhurmën e lumenjve të Sërbisë, në shpirtrat tanë e në përjetësi. Dhe jeta dhe vuajtja e tyre përmes prizmit të besimit tonë të krishterë, na japin ndoshta përgjigje më të fortë për pyetjen kyçe rreth kuptimit të jetës” ka thënë Vuçeviq në Instagram.
Ky i fundit duke i‘u drejtuar të pranishmëve në Kraljevo, tha se familja Milliq ka jetuar jetën e vet të bazuar në besimin tonë tek Zoti, tek shpëtimtari ynë Jezu Krisht, transmeton Novosti.
"Jetë e mbushur me dashuri ndaj familjes, të afërmve, popullit, atdheut të tyre dhe ndaj të gjithë njerëzve të tjerë. Dhe ashtu si Jezusit që nuk i kaloi kupa e vuajtjes, ashtu nuk u kaloi as Milliqëve. Ashtu me vuajtjen, dashurinë dhe besim, fitoi ndaj vdekjes, ashtu ata shkëlqyen në përjetësi dhe qëndruan në radhën qiellore të Sërbisë si lutësit tanë para Zotit”, theksoi Vuçeviq.
Ky i fundit theksoi se dashuria e tyre dhe sakrifica kurrë nuk do harrohen.
“Dashuria e vëllait për vëllanë, dashuria e babait dhe e nënës për djemtë e tyre dhe dashuria për atdheun. Ndaj le të shkruhet historia, le të hyjë në tekste dhe le të dihet se ky vend ka ëngjëj në qiell, heronj, shqiponja, dëshmorë dhe viktima, bij të Serbisë që me gjakun e tyre të pafajshëm, morën mëkatet tona për hir të lirisë sonë dhe lirisë së nënës sonë Sërbi” tha Vuçeviq.
Ministri Sellakoviq pyeti se përse Milliqët nuk mund t'i shpëtonin fatit të tyre ashtu si lumi Sitnica nga vendlindja e tyre Vuçitërna mund të depërtonte nga ura e vjetër e gurtë e Vojinoviqit prej shekullit të XIV dhe a nuk mund t‘a ndryshonin rrjedhën e historisë, pasi Sitnica ndryshoi rrjedhën e vet.
"Dhe çfarë pas gjithë kësaj, pas këtyre viktimave? Çfarë mund të bëjë shteti i Sërbisë dhe çfarë detyrimi ka për të bërë këtë nënë të Jugoviqëve të shekullit të XX? Mundet! Nëse mund t’a bëjë nënë Nada, mundet secili prej nesh. Djemtë ranë duke mbrojtur atdheun prej të cilit ushqenin dashuri të pamasë, duke besuar se i‘a vlen të jepet jeta për të. Egzistonte dashuri, egzistonte besim, dhe ja sot mes nesh qëndron shpresa" tha Sellakoviq.
Siç shtoi ky i fundit, Sërbia mund të kujtojë dhe të përkujtojë, mund të thotë se Sërgjani dhe Bobani dhe vëllai i tyre i madh Gorani janë vëllezërit e saj.
"Sërbia mund të flasë për vëllezërit e vet sepse vetëm shteti që kujton heronjtë e vet, vetëm Sërbia që kujton heronjtë dhe dëshmorët e vet, është Sërbia që ka të ardhme. Nuk mundet që Milliqët të ndryshonin rrugën e fatit të tyre, nuk mundet që Milliqët që në një vatër të huaj të ndërtonin shtëpinë e tyre, nuk mundeshin dot Milliqët që të donin më shumë atdheun e tyre, nuk mundën dot të sakrikonin shumë për lirinë e tyre sesa në fakt e bërën. Ndaj është detyrë e secilit prej nesh të kujtojmë dhe t‘u jemi përjetësisht mirënjohës. Fiks si në këto memoriale ku shkruhet-“Mirënjohje atdheut“ tha Selakoviq.
Në ceremoninë e rastit të mbajtur në sallën mbretërore të kuvendit qytetar të Kraljevos, merrnin pjesë kryebashkiaku i Ibrit, Predrag Terziq, përfaqësues të ushtrisë, policisë, veteranë të luftës, familjarë të luftëtarëve trima dhe shumë të ftuar.
Nada Milliq dhe bashkëshorti i saj i ndjerë Dragoljub, në luftën e vitit 1999 për vetëm pas disa dhjetëra ditësh, ngelën pa binjakët e tyre, Sërgjan dhe Boban, oficerët 26 vjeçarë të ish Ushtrisë së Jugosllavisë (VJ), të cilët dhanë me nder jetën e tyre duke mbrojtur atdheun nga agresioni i NATO-s dhe terroristët e UÇK.
Në pranverën e vitit 1999. Sërgjan nënkolonel i UJ, humbi jetën teksa shkeli mbi një minë jo larg Sërbicës në Kosovë e Metohi. Me plagë të rënda ai u transferua për në spitalin e Mitrovicës së Kosovës e më pas drejt Spitalit Ushtarak të Beogradit ku më 4 prill vdiq. Binjaku i tij Bobani, toger i UJ edhe pse i pikëlluar nga humbja tragjike e të vëllait, u kthye në njësinë e vet ushtarake në Kosovë e Metohi dhe vetëm pas 10 ditësh u vra në afërsi të Gjakovës në vendin e quajtur Volujak kur dy raketa të NATO-s goditën mjetin e blinduar në të cilën ai gjendej.
E ëma e tyre Nada Milliq ka thënë se është e rëndësishme të flitet, të shkruhet për të mos u harruar këta fëmijë jo vetëm bijtë e saj, por të gjithë heronjtë tanë ku mbrojtën me nder vendin e tyre, truallin e të parëve, vatrat e tyre, tokën dhe popullin e tyre.
“Ka ardhur koha për të korrigjuar gabimet e së kaluarës dhe dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që nderuan Sërgjanin dhe Bobanin me titullin përkujtimor duke i çuar drejt përjetësisë” tha Nada Milliq, teksa mori në dorë titujt përkujtimore të djemve të saj.
Pas përfundimit të agresionit të NATO-s, Milliqët u shpërngulën prej Prishtinës në Kraljevo me djalin e tyre të madh Goranin.
Edhe ky i fundit vdiq në pranverën e vitit 2000, nga pikëllimi i pamasë për vëllezërit e tij të rënë tragjikisht.
U varros në të njëjtin varr me Sërgjanin dhe Bobanin në varrezat e reja të Kraljevos.
Dhjetë vjet më vonë, babai Dragoljub u bashkua me ta në mbretërinë e qiejve.
“Më vjen keq që burri im i ndjerë nuk jetoi për t’i parë këto Përkujtimore”, shtoi Nada me emocion, duke thënë se “zemra e saj e torturuar nga dhimbjet dhe pikëllimi” do të kishte qenë plot për të.

komentet