KFOR: E mirëpresim vendimin për heqjen e barrikadave

KFOR sever 14
Burim: Kosovo Online

KFOR-i ka lëshuar një komunikatë ku thuhet se “mirëpresin vendimin për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës”.

Siç theksohet në njoftim, “heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejt, në mënyrë të sigurt, duke shmangur çdo lloj incidenti apo rreziku”.

"Të gjitha palët duhet të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm. KFOR-i po monitoron nga afër zhvillimet. Ne mbetemi jashtëzakonisht vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së nga viti 1999”, thuhet në komunikatë e KFOR-it.