KFOR: Zgjedhjet do të sigurohen nga Policia e Kosovës, ne vazhdojmë ta monitorojmë situatën
Burim: Kosovo Online
Zgjedhjet e së dielës, më 23 prill në komunat në veri të Kosovës do të sigurohen nga Policia e Kosovës, dhe KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe të ruajë një nivel të lartë të gatishmërisë së njësive të tij për përballimin e çdo skenari të mundshëm, është thënë nga Kfor-i për Kosovo online.
I pyetur nga Kosovo online nëse Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga KFOR-i për të ruajtur sigurinë gjatë zgjedhjeve të nesërme në katër komuna në veri të Kosovës, nga KFOR-i po ashtu thonë se presin që institucionet në Kosovë të merren në mënyrë efektive me situatën.
“Misioni i NATO-s mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe jashtë çdo rreziku dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, theksoi KFOR.
komentet