Petkoviq: Sveçla po mashtrohet kur mendon se do t'i detyrojë serbët të marrin pjesë në okupim

Petar Petković
Burim: Kancelarija za KiM

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi në qeverinë e Sërbisë,Petar Petkoviq, ka vlerësuar sot se “urrejtësi dezhurn i sërbëve dhe pretoriani i Kurtit, Xhelal Sveçla, me transformimin e tij të gënjeshtërt në demokrat të vërtetë,,vetëm sa do t'a konfirmojë më tej vendimin e sërbëve në veri të Kosovës e Metohisë që nesër t'a refuzojnë me neveri tentativën okupuese të Kurtit”.

“Deklarata e tij e pakuptimtë që serbët do të deklarohen kundër presidentit të tyre, Aleksandar Vuçiq nesër, do të rezultojë në një bojkot edhe më bindës dhe unanim të dhunimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut nga Kurti”, tha Petkoviq.

Ai shtoi se "Sveçla gabon kur mendon se do t'i detyrojë serbët të marrin pjesë në okupim, sepse edhe pushtuesit shumë më të fuqishëm dhe më të rrezikshëm nuk arritën ta mposhtin vetërespektimin dhe dashurinë për lirinë e popullit serb".

“Dhe jo vetëm që serbët nuk do të votojnë në zgjedhjet e Kurtit, por me një përgjigje të bashkuar demokratike, që është bojkot i kësaj sharade zgjedhore, ata do të konfirmojnë edhe një herë se kujt dhe cilit vend i janë besnikë. Presidenti Vuçiq e mbështeti qartë popullin serb që po mbron të drejtën e tij për mbijetesë të zhveshur dhe do të jetë gjithmonë me popullin e tij në Kosovë dhe Metohi. Serbët në Kosovë nuk kanë president tjetër përveç Vuçiqit dhe asnjë shtet tjetër përveç Serbisë, dhe mesazhi i tyre nesër për Kurtin dhe Sveçla do të jetë dinjitoz dhe krenar”, ka thënë Petkoviq.

Sveçlja më herët ka shkruar në Facebook se votimi i nesërm në zgjedhjet në veri është një mundësi që "grupet nën udhëheqjen e Vuçiqit të marrin përgjigjen që meritojnë dhe që qytetarët përfundimisht t'i shpëtojnë".