Kirbi: Sërbia nis tërheqjen e ushtrisë, hap i mirë që kontribuon për de-eskalim

Džon Kirbi, portparol Saveta za nacionalnu bezbednost Bele kuće
Burim: Kosovo Online

Sërbia ka nisur tërheqjen e ushtrisë e cila ishte e përqëndruar në kufi me Kosovën, ka thënë sot Xhon Kirbi, zëdhënës i Këshillit për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë duke vlerësuar se kjo është gjë e mirë çka ndihmon në de-eskalim.

"Qysh kur thamë qartë se vurëm re dislokimin e ushtrisë sërbe në kufi, ndeshëm me tërheqjen e saj. Kjo është mirë. Kontribuon në de-eskalim. Nuk do të eliminojë plotësisht tensionet, por do të ndihmojë në qetësim" tha ai.

Pyetjes për rritjen e numrit të ushtarëve britanikë në KFOR, ai tha se një pjesë e trupave paqeruajtëse të NATO në Kosovë, i përkasin pjesëtarëve të ushtrisë amerikane.

"Mendoj se numri i tyre nuk do të ndryshojë. Nuk do të ketë dislokim të trupave shtesë amerikane" nënvizoi Kirbi në konferencën e rregullt për shtyp.

Ai shtoi se Britania e Madhe me sa duket është në ciklin e marrjes së udhëheqjes në KFOR.