Daçiq: BE të ushtrojë ndikim tek Prishtina që jeta e sërbëve të rikthehet në normalitet 

Ivica Dačić
Burim: Kosovo Online

Zv.kryeministri i parë dhe ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq është takuar sot me sekretarin e shtetit për politikë të jashtme, bashkëpunimin ndërkombatëro-ekonomik dhe telekomunikimit të Republikës së San Marinos, Luk Bekari të cilin e ka njohur me situatën në Kosovë nën dritën e eskalimit të fundit të situatës shkaktuar nga autoritetet e Prishtinës. 

Siç bëhet e ditur në deklaratën e MPJ, Daçiq i përcollli Bekarit pritshmëritë se "partnerët e Sërbisë nga BE dhe rajoni, të ushtrojnë ndikim tek institucionet e përkohshme në Prishtinë me qëllim de-eskalimin dhe mundësojnë kthimin e jetës në rjedhën normale dhe të sigurtë të sërbëve në K&M".

"Beogradi nga ana e vet, bën gjithçka sesi të të shkohet drejt de-eskalimit në një afat sa më të shkurtër" ka thënë Daçiq.

Ky i fundit ka theksuar se Sërbia dhe San Marino këtë vit kremtojnë 20 vjetorin e vendosjes formale të marrëdhënieve diplomatike dhe bëri të ditur se egzistojnë marrëveshje nëpër arkiva dhe nëse kërkohet, do të gjenden prova të kontakteve të hershme mes dy vendeve qysh nga koha e ish Jugosllavisë ndoshta dhe më herët që nga koha e Mbretërisë së Sërbisë. 

Ministri Daçiq ka falenderuar kolegun e tij për mbështetjen që ka dhënë San Marino kur u bë fjalë në përzgjedhjen e Sërbisë si mikpritëse organizatore e EKSPO ’27.