Knezheviq: Vuçiq nuk do ta pranojë ultimatumin që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së
Burim: Foto: Luka Zeković
Kryetari i Partisë Popullore Demokratike dhe një nga liderët e Frontit Demokratik, Millan Knezheviq, thotë se është i bindur se “Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, nuk do ta pranojë ultimatumin që Kosova e Metohia të anëtarësohen në OKB-në, dhe tha se ka mbështetjen e popullit serb në të gjitha kontinentet”.
Knezheviq shkroi në Twitter se “kjo nuk është më politikë ‘e lartë’, kjo është takim me historinë për të cilin nuk duhet të vonohemi”.
"Jam i bindur se Alleksandar Vuçiq nuk do ta pranojë ultimatumin që Kosova e Metohia të bëhet anëtare e OKB-së. Për këtë ai ka mbështetjen e popullit serb në të gjitha kontinentet. Kjo nuk është më politikë ‘e lartë’, kjo është një takim me historinë për të cilën nuk duhet të vonohemi”, ka shkruar Knezheviq.
komentet