Koja: E përdorin Shqipërinë si dardalec për të trembur emigrantët
Italinë e presin zgjedhjet, ndaj marrëveshja mes Romës dhe Tiranës për ndërtimin e dy qendrave në territorin shqiptar për pritjen e emigrantëve është jashtëzakonisht në favor të kryeministrës italiane, ndërkohë që Shqipëria nuk ka kapacitetet e duhura, as në siguri dhe as në aspekti ekonomik, për të marrë pjesë në një marrëveshje të tillë, thotë Gjergj Koja, gazetar, analist dhe aktivist për të drejtat e njeriut.
Siç thekson Koja, marrëveshja e sipërpërmendur i kujton mbi të gjitha atë që bëri Britania e Madhe kur kërcënoi se do të dërgonte emigrantë të paligjshëm në Afrikë, gjë që u refuzua përfundimisht nga Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe.
“Sot u thonë emigrantëve afrikanë: do t’ju çojmë në Shqipëri, duket sikur Shqipëria po përdoret si “marrë”, ndoshta kjo lidhet me ngjarjet jashtë kufijve të vendit tonë, për t’u treguar vendeve skeptike brenda BE-së se kanë obligim të marrin kuotën e emigrantëve, diçka që nuk është bërë deri më sot. Pothuajse gjysma e vendeve të BE-së nuk pranojnë imigrantë të paligjshëm”, thotë Koja për Kosovo online.
Bashkëbiseduesi ynë thotë se Shqipëria nuk i ka kapacitetet e duhura as në aspektin e sigurisë dhe as në atë ekonomik për të marrë pjesë në një marrëveshje të tillë.
“Thuhet se numri i emigrantëve që do të vijnë këtu është shumë i vogël në krahasim me numrin e emigrantëve që mbërrijnë në brigjet italiane, por lind pyetja se sa prej tyre do të mund të kthehen nëse u refuzohet azili. Italia, bazuar në të dhënat zyrtare dhe nga ato që raportojnë mediat vendase, ka arritur të kthejë vetëm 20 për qind të atyre që iu refuzua azili dhe 80 për qind e tyre mbeten në Itali”, thotë Koja.
komentet