Von der Leyen: Qëllimi është t'u mundësohet kompanive nga Ballkani Perëndimor të kenë akses në tregun evropian
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë është i një rëndësie të veçantë, sepse mbahet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor, se BE është e përkushtuar për zgjerim dhe se qëllimi është t'u mundësojë kompanive nga rajoni të hyjnë në tregun e përbashkët evropian.
“Është një Samit shumë i veçantë, ky që u mbajt sot, është samiti i 10-të i Procesit të Berlinit, por do të mbahet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor. Ai dërgon një mesazh të fortë se sa të përkushtuar jemi ndaj zgjerimit. Unë do të paraqes planin e rritjes, ne duam t'u mundësojmë kompanive nga Ballkani Perëndimor të hyjnë në tregun e përbashkët evropian. Por për këtë na duhen reforma në Ballkanin Perëndimor. Ata që kanë vullnetin për të reformuar, për të krijuar një treg të përbashkët rajonal do të marrin fonde nga BE”, u tha Von der Leyen gazetarëve përpara fillimit të Samitit.
Ajo theksoi se është një nxitje për ato vende që duan të ecin përpara dhe të përmirësojnë ekonominë.
"Dyert tona janë të hapura, kështu që le të punojmë sot në këtë plan të rritjes", ka bërë të ditur Ursula von der Leyen.
komentet