Gjuriq për armatimin turk të FSK: Hap pas në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve në rajon
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka dënuar ashpërsisht vendimin e qeverisë turke për dërgimin e 1.000 dronëve në Kosovë, nën mesazhin se kjo paraqet hap pas në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve në rajon.
Gjuriq në rrjetin social “X“ ka shkruar se kjo është lëvizje e njëanshme dhe ilegale që inkurajon politikën agresive ndaj Sërbisë dhe komuniteteve të tjera minoritare në Kosovë.
“Ajo çka Kosovës* i duhet, nuk janë dronët vrasës, por respekt për të drejtat themelore të njeriut të të gjithë qytetarëve, normalizim i marrëdhënieve dhe zhvillim ekonomik” tha Gjuriq.
Ky i fundit u shpreh se mirëbesimi vështirë të ndërtohet por që fatkeqësisht shumë lehtë minohet.
“Vendimi i autoriteteve turke që të dërgojë armë vdekjeprurëse regjimit të Kurtit, paraqet hedhje benzinë zjarrit dhe shembull i shkëlqyer i përzierjes keqdashëse në punët rajonale me pasoja destabilizuese. Sërbia do të duhet ta marrë parasysh këtë veprim në veprimet e saj të mëtejshme” ka thënë shefi i diplomacisë sërbe.
0 komentet