Komiteti politik i APKE dha dritën jeshile për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës

Počeo sastanak u Parlamentarnoj skupštini Saveta Evrope na kojem će se razmatrati izveštaj Dore Bakojani
Burim: Twitter

Komiteti për çështjet politike dhe demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka dhënë sot opinion pozitiv me rastin e kërkesës së Kosovës që të bëhet anëtare e kësaj organizate, çka në votim 31 deputetë votuan „pro“, katër kanë qenë kundër, ndërsa një abstenim.

Dy vota kundër kanë qenë nga deputetët e Sërbisë, ndërsa një votë ka qenë nga B&H dhe një nga Mali i Zi, ndërsa abstenoi deputeti grek Aleksis Cipras.

Në takimin e komitetit në Paris, u votua për raportin e deputetes greke Dora Bakojani në të cilën gjendeshin rekomandimet që Kosova të pranohet në KE.

Hapi pasues është që kërkesa e Kosovës për t’u bërë anëtare e KE të shqyrtohet në pleniumin e APKE dhe aty votohet, ndërsa seanca e APKE pritet më 18 prill.

Fjala përfundimtare rreth asaj nëse Kosova do të bëhet anëtare e Këshillit të Europës do t‘a japë Komiteti i ministrave të KE.

"Pas diskutimit në të cilin morëm pjesë dhe shprehëm qëndrimet tona, ndërsa ishin se Kosova nuk është shtet dhe kurrë nuk do të jetë sepse K&M është pjesë përbërëse e Sërbisë dhe se në K&M po shkelen të drejtat humane, se janë shkelur të drejtat ndërkombëtare dhe se nuk janë përmbushur të tre kushtet që Bakoani ka deklaruar dy javë më parë, ka përfunduar me miratimin e raportit me 31 vota “pro”, ka thënë për Kosovo onlajn Biljana Pantiq Pilja, shefja e delegacionit sërb në APKE.