Komuna e Mitrovicës së Veriut riemëron 87 rrugë; Radojeviq: Vendimi pa konsultim me sërbët

Milan Radojević
Burim: Srpska lista

Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut sot në mbledhje, mori vendim për riemërtimin e 87 rrugëve në këtë komunë. Anëtari i Kryesisë së Listës Sërbe Millan Radojeviq, theksoi se vendimi është marrë pa konsultim me komunitetin sërb dhe tha se pas zgjedhjeve vendore, qytetarët do t’a bëjnë të qartë se çfarë mendojnë për vendimet që janë marrë veçmas dhe në dëm të popullit sërb.

"Kuvendi Komunal ilegjitim i Mitrovicës së Veriut në seancën e sotme, mori vendim për riemërtimin e 87 rrugëve në Mitrovicën e Veriut. Për mbajtjen e mbledhjes si dhe për vetë rendin e ditës, askush nuk u informua, as përfaqësuesit e mediave dhe më e keqja, as qytetarët e Komunës së Mitrovicës së Veriut, veçanërisht sërbët që përbëjnë shumicën absolute në këtë komunë", tha Radojeviq në deklaratë.

Ky i fundit vuri në dukje se nuk ka pasur konsultime publike, as thirrje për diskutim publik për t'u pyetur qytetarët se çfarë mendojnë për këtë.

"Askush nga komuniteti sërb nuk mori pjesë në punën e komisionit ilegal dhe për këtë, qytetarët mësuan për punën e tij dhe vendimet e kuvendit të paligjshëm, prej mediaave në shqip, pasi askush nga mediat sërbe nuk mori ftesë për mbledhjen e sotme", qartësoi Radojeviq.

Ky i fundit shtoi se vendimet janë të ndryshueshme, sikurse dhe njerëzit që ulen në ato karrike këshilltarësh, por thekson se pas tyre do të ngelet turpi dhe mbjellja e përçarjes mes komuniteteve.

"Pas zgjedhjeve vendore, qytetarët e Mitrovicës së Veriut do t’a lënë administratën lokale në histori dhe do ta bëjnë të qartë se çfarë mendojnë për vendimet e tyre, të cilat u morën ekskluzivisht dhe në dëm të popullit sërb. Pas zgjedhjeve vendore, mbledhja e re e kuvendit vendor, do të pasqyrojë vullnetin e vërtetë të popullit dhe do të punojë në interes të të gjitha komuniteteve që kanë jetuar në Mitrovicën e Veriut për dekada, ndërsa vendime të dëmshme si kjo, së bashku me ta do t’i përkasin së kaluarës", konkludoi Radojeviq.