Zyra për K&M: Me nisjen nga muralet, Kurti tregon urrejtjen e politikës së tij antisërbe

Prekrečeni murali u Leposaviću
Burim: Kosovo Online

Nga Zyra për Kosovë e Metohi reaguan pas lyerjes së muraleve në Lleposaviq kushtuar vdekjes tragjike të të rinjve, duke thënë se kryeministri i Kosovës në mandatin reknik Albin Kurti, me nisjen nga muralet nga Mitrovica e Veriut, Zveçani e deri në Lleposaviq, tregon gjithë urrejtjen dhe fiksimin e politikës së tij antisërbe.

Ndërsa përjeton humbje pas humbjeje në terrenin politik në Prishtinë, theksohet nga Zyra për Kosovë e Metohi, Kurti dështimin e vet tenton t’a maskojë me provokime të tilla në veri të Kosovës, të cilat, sikurse vlerëson, dëshiron direkt të çojë deri në tensione të reja, intolerancë dhe hendek mes popujve në Kosovë.

"Në urrejtjen e tij të zhveshur, Kurti nuk e kupton se çdo sërbi të ndershëm në zemër mban tringjyrëshin sërb, kujton personalitetet e kishës së tij, të rinjtë sërbë që humbën jetën tragjikisht dhe jeton për idenë "Sepse prej këtej nuk ka kthim pas", sikurse ishte shkruar në mbishkrimet murale", thuhet nga Zyra për Kosovë e Metohi.

Sikurse shtuan, veprime të tilla nuk mund t’a pengojnë vendosmërinë e popullit sërb për të mbrojtur vatrat e veta.

"E gjithë kjo përfaqëson gurin e vendosmërisë sërbe që populli ynë të mbetet në të vetën dhe të ruajë vatrat e veta dhe askush me aksionet e natës, këto nuk mund t’i pengojë. Kurrë asnjëherë sërbit të ndershëm nga veriu i Kosovës e Metohisë, nuk do t'i nënshtrohet kurrë Kurtit apo shërbëtorëve të tij dhe gjithmonë në zemër do ta mbajë me krenari tringjyrëshin sërb dhe do t'i kujtojë paraardhësit e vet dhe do të ndjekë rrugën e tyre. Sikurse thotë populli ynë-kot sa i shuat”, thuhet nga Zyra për Kosovë e Metohi.

Në në Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut persona të panjohur, nën asistencën e Policisë Kosovare, shuan me bojë murale që kishin lidhje me simbolet kombëtare sërbe dhe personalitete historike e mes tyre dhe murali kushtuar Patriarkut Pavle dhe Mitropolitit Amfilohije.

Sot në Lleposaviq dhe Soçanicë u lyejtën muralet kushtuar vdekjes tragjike të të rinjve Gjorgje Llukoviq e Jovan Millanoviq.