Komuna e Shtërpcës: Aksioni i heqjes së kamerave në qytet, dhunë dhe presion i Prishtinës

Štrpce uklanjanje kamera
Burim: Kosovo Online

Nga Komuna e Shtërpcës bëhet e ditur se sot pas aksionit të javës së shkuar të heqjes nga qyteti të kamerave mbikqyrëse, kryer prej Agjencisë së Informimit dhe Privatësisë të Kosovës, nuk qëndron shqetësimi i tyre për “ligjshmërinë e vetë kamerave, por një përpjekje për t’a paraqitur këtë komunë, si një mjedis në të cilin po zhvillohen veprimtari ilegale”.

Përmes deklaratës, Komuna e Shtërpcës, i referohet aksionit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi të Kosovës, në kuadër të të cilit, me asistencën e policisë, të enjten e 4 majit, u ndërmor kontrolli i kamerave mbikqyrëse në territorin e Komunës së Shtërpcës.

“Ky aksion vjen pas aksionit të mëparshëm që ishte ndërmarrë më 7 korrik 2022 në festën e fshatit Shtërpca, kur sipas të dhënave nga Prokuroria dhe Policia e Ferizajt, aksioni kishte filluar siç thanë ata të “heqjes së kamerave ilegale nën dyshimin se janë përdorur për spiunazh në komunën e Shtërpcës. Për hir të së vërtetës fillimisht njoftojmë bashkëqytetarët dhe mbarë opinionin se në këtë aksion prej 7 korrikut të vitit të kaluar, nuk është hequr asnjë kamera pasi është konstatuar se ato nuk ishin funksionale. Në aksionin e 4 majit të këtij viti, inspektorët e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, kanë hequr disa kamera që kanë konstatuar se janë të prodhimit më të vjetër dhe nuk mund të vihen në funksion", thuhet në deklaratën e Komunës së Shtërpcës.

Bëhet e ditur se informacioni është i pasaktë ai që ka lëshuar përmes njoftimit Agjencia e sipërpërmendur ku bëhet fjalë për “kamera të paligjshme”.

“Kamera janë, si të gjitha kamerat e tjera publike në afërsi të objekteve fetare dhe arsimore, janë vendosur legalisht sipas procedurave ligjore. Edhe njëherë përsërisim informacionin se përveç egzistëncës së tyre pranë shkollës në Brezovicë, të gjitha kamerat e tjera nuk kanë qenë në funksion prej vitesh para këtyre aksioneve” thuhet në njoftim.

Kryesia e Komunës së Shtërpcës beson se është një proces me sfond politik, i cili është vetëm një pjesë e gjithçkaje që po ndodh në komunën e Shtërpcës qysh prej dhjetorit të vitit 2021.

"Udhëheqja dhe qytetarët e Komunës së Shtërpcës ndodhen prej kohësh nën forma të ndryshme të presionit institucional dhe dhunës që vjen nga Prishtina prej regjimit aktual. Nevoja për të kriminalizuar vazhdimisht Komunën e Shtërpcës, është diçka që e kemi dëshmuar prej kohësh. Të drejtat themelore të njeriut, vlerat themelore demokratike, liria, shkelen në çdo hap ndaj qytetarëve të Komunës së Shtërpcës dhe institucionit e vetëqeverisjes vendore edhe njëherë për hir të së vërtetës, kamerat e hequra nuk ishin 'ligjore'. Nëse ka pasur kamera që kanë qenë me data të hershme, ato sigurisht që nuk kanë qenë të vendosura ilegalisht, thuhet në deklaratë. Theksohet se “Komuna e Shtërpcës do të qëndrojë gjithmonë në anën e së vërtetës dhe drejtësisë, sepse besojmë se kjo është mënyra e vetme për të vendosur vlera normale të jetës”.