Kongresmeni Svollvell: Marrëdhëniet mes Sërbisë dhe SHBA po rriten e zhvillohen, ambasadori Gjuriq përfaqësues i klasit të parë në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve
Kongresmeni Erik Svollvell ka thënë se marrëdhëniet mes Sërbisë dhe SHBA po rriten e zhvillohen dhe kurrë më parë nuk kanë qenë kaq të forta duke shtuar se ambasadori i Sërbisë në SHBA Marko Gjuriq është përfaqësues i klasit të parë në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy vendeve.
Duke folur në pritjen zyrtare në godinën e re të Ambasadës së Sërbisë në Uashington me rastin e Ditës së Shtetit të Sërbisë dhe Ditës së Ushtrisë së Sërbisë, Svollvell i’u referua vizitës së tij të fundit në Beograd, gjatë së cilës, i shoqëruar nga ambasadori Gjuriq, u takua me presidentin Aleksandar Vuçiq ku pati mundësinë të mësojë rreth shumë projekteve infrastrukturore që janë duke u realizuar nën udhëheqjen e tij, si dhe personalisht të konfirmonte në terren marrëdhëniet që ka qeveria e Sërbisë me Ambasadën Amerikane në Beograd, bën të ditur Ambasada e Sërbisë në SHBA.
“Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet sërbo-amerikane ashtu siç e shikoj unë, nuk egzistojnë kufi për zhvillimin e mëtejshëm të tyre. Dua të shpreh edhe një herë se tek ambasadori Marko Gjuriq keni një përfaqësues të shquar të klasit të parë për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërmjet Sërbisë dhe SHBA” ka thënë Svollvell.
Sipas vlerësimit të kongresmenit, kremtimi dy vjet më parë i jubileut madhështor në historinë e diplomacisë së përbashkët, marrëdhëniet e Sërbisë me SHBA po zhvillohen dhe përparohen në veçanti. Mes faktorëve kryesorë, ai shikon eksportet sërbe në Amerikë në fushën e artit, mjekësisë, bioteknologjisë dhe teknologjisë informative, si dhe gjetjen e rrugëve të reja të bashkëpunimit ekonomik.
“Pikërisht për këtë mbështes iniciativën “Ballkani i Hapur“ e cila drejtohet prej Sërbisë me qëllim krijimin e zonës tregtare dhe çeljen e mundësive të reja të bashkëpunimit tregtar, si në rajon ashtu dhe me SHBA“, ka thënë Svollvell.
Ky i fundit respektoi aktivitetin e miqve nga Sërbia në lidhje me krizën në Ukrainë, për të cilën shpreson se do të përfundojë së shpejti.
"Në planin humanitar, Sërbia me krahë hapur ka pritur dhe pranuar më shumë se 25.000 refugjatë nga Ukraina. Kështu që ajo qëndroi krah për krah me SHBA dhe Kombet e Bashkuara, duke votuar vazhdimisht për të dënuar veprimet e Rusisë dhe duke bërë thirrje për tërheqje të plotë të trupave nga Ukraina. Sërbia gjithashtu dhuroi pajisje për rindërtimin e infrastrukturës elektroenergjitike", ka përmbyllur Svollvell.
0 komentet