Konrad: Presim që të rritet vëllimi i mallrave me origjinë serbe që mund të hyjnë në Kosovë

Anke Konrad
Burim: Kosovo Online

Ambasadorja gjermane në Serbi, Anke Konrad, ka deklaruar për Kosovo online se Gjermania me shumë kujdes po ndjek zhvillimin e ngjarjeve që kanë të bëjnë me heqjen e ndalesës së qeverisë së Kosovës për importin e mallrave serbe në Kosovë, dhe se pritjet e tyre janë që ky proces të vazhdojë dhe të rritet vëllimi i mallrave me origjinë serbe që mund të hyjnë në Kosovë.

"Ne jemi shumë të lumtur që më në fund në kuadër të procesit të Berlinit arritëm të zhbllokojmë Ceftën dhe shumë marrëveshje që ishin në pritje për të hyrë në fuqi. Jemi gjithashtu të lumtur që pas një kohe të gjatë, por megjithatë, kemi një marrëveshje që përfshinte heqjen e ndalimi i importit në Kosovë të produkteve me origjinë serbe. Po i ndjekim zhvillimet me shumë vëmendje. Ne kemi parë një përmirësim gjatë dy javëve të fundit për sa i përket numrit të kamionëve që zhdoganojnë në baza ditore dhe sigurisht presim që ky proces të vazhdojë dhe të rritet vëllimi i mallrave me origjinë serbe që mund të hyjnë në palën kosovare dhe se nuk do të marrë shumë kohë”, tha Konrad.


Siç shtoi ajo, ka edhe disa çështje organizative që duhet të zgjidhen.

“Megjithatë, shpresojmë që situata të kthehet në normalitet shumë shpejt”, tha ambasadorja gjermane.

E pyetur nëse rezulton se Kosova është shpërblyer për një vendim të pjesshëm për heqjen e ndalimit të mallrave serbe, ndërkohë që ende nuk i ka përmbushur pritjet, Konrad thotë se ka një marrëveshje, dhe se të dyja palët duhet të respektojnë pjesën e tyre të marrëveshjes.

“Ne jemi duke biseduar intensivisht me Qeverinë e Kosovës për të parë se transferimi i mallrave nga Serbia në Kosovë realisht mund të rikthehet si më parë”, tha Konrad.