Kovaçevski: Mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk ka çështje të hapura
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski vlerësoi se bisedimet e sotme me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq në Beograd janë një tjetër konfirmim i bashkëpunimit të dy vendeve në nivelin më të lartë që nga pavarësia e tyre.
Kovaçevski theksoi se nuk ka asnjë çështje të hapur mes dy vendeve. por vetëm të zhvillojmë bisedime se si të përmirësohet bashkëpunimi.
Ai thekson se vullneti politik i qeverisë së tyre është të thellojë marrëdhëniet mes fqinjëve, si në planin politik ashtu edhe në atë ekonomik.
“Bashkëpunimi ynë është i gjithanshëm dhe shumë i zhvilluar. Kemi folur për një numër të madh projektesh, por kemi shtruar edhe rrugën për hapjen e nismave të reja. Ne jemi të orientuar për të ofruar një mjedis biznesi më të mirë dhe efikas sa më shpejt të jetë e mundur. Bashkëpunimi i shkëlqyer sjell zgjidhje cilësore në kohë krize”, tha Kovaçevski, dhe theksoi se edhe në konferencën për media para fillimit të periudhës dimërore tha se çelësi i suksesit është bashkëpunimi dhe solidariteti i ndërsjellë dhe se asnjë vend nga Ballkani i Hapur nuk ka pasur kufizime të energjisë elektrike.
Maqedonia e Veriut ka treguar se nuk heq dorë nga qëllimet e saj strategjike, tha Kovaçevski, duke shtuar se këto janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe integrimi evropian.
“Jo vetëm që ndajmë parimet e BE-së, tashmë kemi arritur një shkallë të lartë të përputhshmërisë me to”, tha ai.
Sipas fjalëve të tij, Serbia dhe Maqedonia e Veriut i përkasin pjesës demokratike dhe të lirë të Evropës, dhe ashtu si vendet nga Ballkani Perëndimor kanë interes të bëhen anëtarë të BE-së, edhe BE-ja ka interes për integrimin e vendeve të rajonit. sepse në këtë mënyrë do të parandaloheshin konfliktet, dhe shtetet do të bëheshin të qëndrueshme politikisht dhe ekonomikisht dhe do të vazhdonin të zhvillohen.
Siç thotë ai, pikërisht për shkak se janë të përkushtuar për sigurimin e katër lirive të BE-së, marrin pjesë në Procesin e Berlinit, CEFTA, nismat rajonale.
“Prandaj ne jemi iniciatorë të nismës Ballkani i Hapur, qytetarët tanë e vlerësojnë atë, kryeministrja Brnabiq përmendi të dhëna të caktuara që kanë të bëjnë me rritjen e shkëmbimeve tregtare, eksporti i Maqedonisë së Veriut në Serbi u rrit, ne e ulëm deficitin. Që nga themelimi i Ballkanit të Hapur, numri i turistëve që vijnë nga Serbia është pesëfishuar”, tha Kovaçevski.
Ai shtoi se në kuadër të bashkëpunimit dëshirojnë të tregojnë se ky rajon është i begatë, se këtu jetojnë kombet vëllazërore.
Kovaçevski tha gjithashtu se bashkëpunimi kulturor ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është në nivelin më të lartë.
Duke thënë se Ligji për ratifikimin për hapjen e qendrave kulturore të Serbisë në Shkup dhe Maqedonisë së Veriut në Beograd ka kaluar nëpër procedura parlamentare dhe duhet ta votohet, Kovaçevski tha se sapo të hiqen pengesat teknike, do të fillojë emërimi i udhëheqësit të Qendrës kulturore në Beograd.
"Tashmë kemi qendra kulturore në Sofje dhe Tiranë. Do të jetë një vend që do të vizitohet jo vetëm nga maqedonasit, por edhe nga një numër i madh i serbëve, të cilët do të mund të njihen me kulturën maqedonase", tha Kovaçevski.
0 komentet