Kritika nga SHBA ndaj Kurtit – komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve e ka cilësuar si obstrukti

Odbor
Burim: Kosovo Online

Kryeministri i Kosovës në mandat teknik, Albin Kurti, u quajt obstruktiv në seancën e djeshme të Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ku u diskutua për rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Kongresmeni Kit Self pyeti në kuadër të një seance të posaçme të Komisionit: A e konsiderojnë burokratët karrieristë në Departamentin e Shtetit qasjen e Albin Kurtit si obstruktive?

Në pyetjen e Self-it u përgjigjën tre ekspertë – profesori amerikan Edward P. Joseph, Luke Coffey dhe Max Primorac.

Joseph u përgjigj me “po”, Coffey me “më shumë po sesa jo”, dhe Primorac me “po”, në kuptimin që Kurti konsiderohet obstruktiv.

Self shpjegoi se seanca e Komisionit për Punë të Jashtme ishte e dedikuar zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, me fokus të veçantë te Kosova, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Qëllimi i kësaj seance është të vendosim ekuilibër në Ballkan. Shpresoj që të gjitha palët t’u shërbejnë interesave amerikane, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar ndaj paqes dhe prosperitetit të qytetarëve të këtij rajoni. Në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës, Ballkani Perëndimor mbetet rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë”, tha kongresmeni Self në hapje të seancës.